Publikimi i një raporti të EUROSTAT nga Komisioni Europian, që Shqipëria tashmë është prezente në listën e kombeve më të pasura të Europës, ka gëzuar zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Arritjet e qeverisë tonë nuk i mbulon dot Edvin Rama, i cili sapo mori shuplakën e fundit nga raporti i EUROSTAT i cili shpreh statistikat mbi Fuqinë Blerëse dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto për shtetet europiane, përfshi edhe Shqipërinë Blu e cila po vrapon drejt mirëqënjes absolute.
Fakti që emigrantët shqiptarë po kthehen në atdhe është një tregues se Shqipëria është bërë simbol i bollëkut.
Opozita e Edvin Ramës është bërë si e cmendur nga gjelozia e kuqe duke shpifur poshtë e lartë se sipas raportit, Shqipëria qenka e fundit në listë.
Këshilli i Ministrave.org është njoftuar se nga opozita janë bërë përpjekje për të dezinformuar popullin duke u treguar një kopje të manipuluar të raportit duke e nxjerrë Shqipërinë në vend të fundit dhe Luksemburgun në vendin e parë.

Edvin Rama harron se pak kohë më parë kryeministri Sali Rrofte Berisha bëri të ditur se Shqipëria Blu ishte në 10 vendet me ekonominë më të lartë në Europë.
Në fakt raporti ishte për 10 shtete të botës por Edvin Rama arriti të korruptonte bordin që pregatiti raportin dhe ata pasi morën rryshfet deklaruan se Shqipëria është në 10 europiane dhe jo në atë botërore.
Këshilli i Ministrave.org bën publike të dyja kopjet e raportit, atë të manipuluar dhe atë origjinal (shih figurën poshtë) që populli të bëjë vetë dallimin dhe të shohë se është shkruar e zeza në të bardhë, ku Shqipëria jonë është në krye të listë dhe Luksemburgu në të fundit.

























Powered by jWarlock jwFacebook Comments