Për herë të parë që nga viti 1991 përfaqësia shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka organizuar asgjë me rastin e festës së Clirimit.
Këshilli i Ministrave.org sqaron se Ministria e Jashtme nuk i ka dhënë fonde ambasadës tonë për festën e Clirimit për këtë vit. Dhe jo sepse nuk ka buxhet pasi për festa paratë nuk mungojnë por derdhen si lumë.

Kryeministri rroftë Sali Berisha i ka cliruar shqiptarët nga vizat dhe nga Edvin Rama dhe kjo është festa e vërtetë.
Të gjitha shtetet e zonës Shengen ja plotësuan kërkesën kryeministrit tonë Berisha duke hequr vizat për shtetasit shqiptarë.
Por edhe me gjithë përpjekjet heroike historike siameze të kryeministrit Berisha, shteti mistrec i Anglisë nuk liberalizoi vizat me Shqipërinë.
“Ne e bëmë tonën, turpi i mbetet Anglisë” tha kryeministri Berisha.
Prandaj si dënim, Anglia nuk do të mundet të shijojë festën e Clirimit deri në ditën kur të heqë vizat.
“Anglia të mos na shesë tangërllik se kanë Elizabetën. Sa për mbret jam vetë” deklaroi Berisha.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments