Dje në orët e pasdites në pistën e Tiranës u zhvilluan garat e Rally Viza me pjesë marrjen e qindra-mijëra-miliona pilotëve të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë me bicikleta, motorra, makina dhe autobusa.

Kjo garë me itinerar Rruzhdije-Gërdec-Shkodër-Orikum-Kamëz-Bathore-Kavajë organizohej nga Këshilli i Ministrave.org nën kujdesin personal dhe vetjak të kryeministrit Berisha.
Garës ju bashkuan edhe këmbësorë të cilët në mungesë të automjeteve i kishin hipur ZeroDyshave dhe fansa të skuderisë blu që valëvitnin flamurët e veshur si xhupa.
Pas një gare të ethshme, ashtu sic kishin parashikuar edhe kompanitë e basteve, fitues u shpall kryepiloti i skuderisë blu Salonso Berisha i cili në podin e fitores deklaroi se fitoren ja dedikonte kryeministrit Sali Berisha, foton e të cilit e mbante gjithmonë pranë zemrës që si për ters ka rastisur nga e majta.
Piloti blu Salonso tha se “UI UIN DHË REJS” ishte sllogani që kishte udhëhequr skuderinë blu në garat e zhvilluara më parë dhe që e coi në fitoren e madhe.
Në këtë garë, mungonte vetëm piloti i integruar i testarosas Ilirens Skraparello që sipas informacioneve kishte preferuar të ruante energjinë për gara të tjera.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments