Në një event special presidenti Stiv Xhobs i kompanisë Apple ka prezantuar para të qindra të pranishmëve produktin më të fundit: iPhone 4.
Ky ishte lajmi i shumëpritur nga të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë të cilët panë në duart e Stiv Xhobs ëndrrën e tyre historike siameze 35 vjecare.
Pasi shpjegoi të gjithë funksionet e iPhone 4, Xhobs nuk harroi të falenderonte qeverinë shqiptare dhe vecanërisht kryeministrin Berisha, pa ndihmën e të cilit nuk do të ishte e mundur realizimi i iPhone, ëndrrës historike siameze amerikane.
Përmes shumë falenderimeve në adresë të kryeministrit Berisha, presidenti i Apple nuk la jashtë vëmendjes produktin iSAL i cili u shit në miliona copë në Europë menjëherë pas prezantimit të iSAL në mbledhjen e grupit të PD. 
Këshilli i Ministrave.org njofton mediat se prezantimi i iPhone 4 dhe strategjia e marketingut për shtetet europiane i është besuar qeverisë së kryeministrit Berisha i cili do të bëjë prezantimin e produkteve të Apple në mbledhjen e ardhshme të grupit të PD.
Burime pranë Këshillit të Ministrave.org bëjnë të ditur se për tju përshtatur standarteve europiane, iPhone do të dalë në shitje nën emrin SalPhone.
Kujdes: iSAL dhe SalPhone janë trade-mark i Këshillit të Ministrave.orgÂ

























Powered by jWarlock jwFacebook Comments