Lajme te fresketa:

Ati i Shenjte takohet me Atin e Selise Blu

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Me ne fund behen te ditur aresyet e takimit e Papes se Romes me Saliun e PD.

Aresyeja e pare ishte te merrte bekimin e Atit te Shenjte qe te rifitonte postin e kryetarit pasi kete here ai kishte rivale veten, vetveten, Doktorrin dhe kryetarin aktual.

Vizionet e Papes se Romes e nxirrnin Berishen me 200% te votave por sipas librave te shenjta "kelyshet sabotatore punisto-mafioze do ti genjenin kongresmenet e PD duke bojkotuar votat duke bere qe fitorja e Berishes te dale vetem me 120% te votave". Megjithate profecia u permbush.

Aresyeja e dyte : per te pershpejtuar liberalizimin e vizave per shqiptaret drejt “Tokes se Premtuar” ose sic njihet random parajsa me emrin Europe.

Papa premtoi se do te ndermjetesoi me shen Oli Renin i njohur ndryshe edhe si shen Pjetri i Brukselit qe mban celesat e dyerve te parajses Europiane. Ky i fundit nga ana e tij siguroi Papen se nese kryeministri i demokrateve do te rrefehet neVatikan, Oli Ren eshte i gatshem ti hape dyert e Europes per bijte dhe nipat e shqipeve.

Kjo e nderlikon pak punen sepse kryeministri ne syte e Papes eshte paksa mekatar, qe kur per hir te Integrimit iu desh te celebronte martesen PD-LSI, nje martese midis dy burrave, qe kundershtohet nga Vatikani.

Kryeministri mendon ti ofroj nje kompromis Papes. Ne menyre qe martesa PD-LSI te figuroje si heteroseksuale ne syte e opinionit, Berisha ka rene dakord me Meten qe ky i fundit te paraqitet me veshjen tipike popullore te treves se tij fustanellen, kur Papa te celebroje martesen.

Per daten Berisha eshte marre vesh me Atin e shenjte. Ceremonia do te kryhet ne Vatikan ne muajin Korrik, sepse tani ne dimer Meta nuk pranon te veshe fustanelle per shkak te motit te ftohte.

 

Share


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results