
Majlinda Bregu
Ministre e Integrimit dhe Shampos së Flokut
Autore e librit “Të jetosh mes flokeve”
E-mail: maja-bregu@speaker-parlare-parlevu.al
Majlinda, siç e thotë edhe emri “maj-linda” ka lindur në muajin korrik në një lagje të vjetër të Tiranës së Re. Shenja e horoskopit ishte “Intergrimorja”.
Që në vogëlinë e hershme, tek ajo u vu re një pasion për të llafosur dhe meqënëse Majës i pëlqenin agrumet, ajo fliste me agrumente. Lojrat me shoqet e saja, ku ajo hidhte dhe priste topin, ishte fillimi i një experience ku Maja mësoi të fliste me të hedhur. Shoqëria e saj shikonte tek ajo, njeriun e ligjëratave me potencial mjaft bindës. Libri që lexonte më shpesh ishte romani “Tërhiq e mos këput” i autorit Shtymë Tërhiqmi.
Në moshë të rinisë, fare e vetme nisi një fushatë për barazinë gjinore. Rezultatet ishin të rrufeshme. Falë saj, në rradhat e qumështit filloi të aplikohej skema “një burrë, dy gra”. U përfshi në lëvizjet demokratike duke dëshiruar të thoshte fjalën e
saj. Në atë kohë ati i shenjtë Sali (dora vetë ) Berisha i I-rë, kishte një slogan “Gjuha shpatë, njihet në fushatë, si burrat ashtu dhe gratë” dhe bekoi Majlindën, zëdhënëse e fushatës së PD. Këtu i erdhi mundësia të shpaloste talentin e saj në artin e bindjes se masave popullore proletare të cilat vuanin prej 35 vitesh nën regjimin e Fatos Nanos.
Disa rivale pëshpërisnin pas krahëve (se në sy nuk guxonin) se ajo po lodhej kot. Kot kot, por i doli plot sepse viti integral 2005 e integroi ministre për marshalla e për hajër i qoftë.

























Comments
RSS feed for comments to this post.