Sqarim
"KeshilliMinistrave.org", i publikuar për
herë të parë në 05 Maj 2008, është një websit që ka si qëllim të vetëm parodinë dhe humorin e bazuar tek lajmet mbi zhvillimet politike shqiptare.
Puna jonë konsiston në krijimin e lajmeve jo të vërteta, por që marrin spunto nga një bazë reale. Për të rritur sa më shumë groteskun e humorit, lajmet i shoqërojmë edhe me fotomontazhe.
Faktet, shifrat dhe cilësimet e personave/subjekteve që
përmenden në "KeshilliMinistrave.org", nuk kanë asnjë burim apo konfirmim zyrtar, por janë rezultat i kombinimit të fantazisë dhe humorit.
Si të tilla, "KeshilliMinistrave.org" ndalon kategorikisht përdorimin e materialeve të publikuar në websitin e tij, për qëllime propoganduese, denigruese, dhe fyese.
“Humor me politikën - pa krah politik” – kjo është politika e websitit tonë.
"KeshilliMinistrave.org" ndalon ri-prodhimin e materialeve të publikuar në webisitin e tij, pa cilësuar burimin, si shprehje e respektimi të drejtës
së autorit dhe etikës
së publikimit.
Besojmë tek liria e fjalës dhe tek e drejta e të shprehurit, por nuk përfitojmë nga kjo liri, për të denigruar figurën e personave/subjekteve politike.
Duke shpresuar se nuk do të keqkuptohemi,
Këshilli i Ministrave.org Ju falenderon.
(Tirane 05-05-2008)
