Lajme te fresketa:

Pas videos së Metës reagon Vatikani: Cdo Prift duhet të ruajë fshehtësinë e rrëfimeve

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Emisioni investigativ Fiks Fare ka transmetuar nje filmim ku shihet ish-ministri Dritan Prifti në zyrën e tij dhe zv/kryeministri Ilir Meta në një bisedë ku përmenden tendera, emra dhe shifra me përqindje.

Populli shqiptar e ka keqkuptuar këtë video duke menduar se Ilir Meta qenka i përfshirë në korrupsion.

E vërteta është se meqënëse Dritani e ka mbiemrin Prifti, zv/kryeministri ka shkuar shpesh për tu rrëfyer pasi punët e qeverisë nuk i lënë kohë Ilir Metës të shkojë në kishë.


Por mesa duket perversi Prifti i paska filmuar fshehurazi këto rrëfime dhe tani duke thyer kodin e rëfimit i cili duhet të ishte i shenjtë për cdo Prift.

Kreu i Vatikanit Papa Benedikti i ka shprehur Këshillit të Ministrave.org indinjatën e tij të thellë ndaj ish-ministrit Prifti i cili nuk ka respektuar kodin e ruajtjes së fshehtësisë së rrëfimit.

Ato që fliten brenda zyrave shtetërore, janë punë qeverie dhe nuk duhet të dalin jashtë zyrave.

Publikimi i kësaj videoje rrezikon të trondisë globalisht besimin fetar. Besimtarët kudo në botë ndihen të frikësuar ndaj këtij veprimi të papërgjegjshëm, pasi ata kanë frikë të shkojnë të rrëfehen pasi ndonjë Prift i pandershëm mund ti filmojë dhe ti nxjerrë në YouTube.

Vatikani i ka kërkuar kryeministrit Berisha të marrë masa ndaj autorëve të filmimit pasi në video ishte përmendur edhe fjala “doktor”.


Papa Benedikti këshilloi Këshillin e Ministrave.org të veprojë shpejt para se priftërinj të tjerë të qeverisë të publikojnë edhe filmime nga vizitat tek Doktorët.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results