Lajme te fresketa:

Zbulohet Piramida e Klozefinës, Mbretëreshës së Parlagjiptit të lashtë

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Prej katër vitesh në ambjentet e Qëndrës Ndërkombëtare ose sic njihet ndryshe nga populli Piramida janë zhvilluar punime pasi nën udhëheqjen dhe kujdesin personal dhe vetjak të kryeministrit Berisha dhe me përkushtim madhor nga ish-ministri Pango, Piramida nga nje muze i diktatorit të kuq do të kthehej në një teatër të fjalës së lirë blu.

Për këtë qëllim historik kombëtar siamez, u shpenzuan nja 5 milionë euro të qelbta.

Por fare rastësisht gjatë punimeve që ishin thuajse në përfundim, punëtorët gjetën ca objekte të lashta. Menjëherë u lajmërua personalisht Ministri i Zbulimeve Arkeologjike Ferdinand Xhaferri i cili menjëherë urdhëroi të ndërpriteshin punimet.

Punëtorët refuzuan të linin punën përgjysmë pasi i kishin dhënë fjalën partisë por ministri Xhaferri i qetësoi duke u thënë se kjo ishte me porosi të vecantë nga Këshilli i Ministrave.org.

Në ambjentet e QNK-së mbërriti menjëherë grupi i specialistëve që po merreshin kërkimet për eshtrat e Ismail Qemalit, dhe pas konsultave arritën në përfundimin se aty ishte vendodhja e piramidës së Klozefinës, Mbretëreshës së Parlagjiptit të leshtë, dmth të lashtë.


Me iniciativën e Timonierit, pas miratimit nga Kuvendi i Burrave,  Këshilli i Ministrave.org në unanimitet të plotë lëvroi një fond modest nja ca milionë euro të tjera të cilat do të financojnë kërkimet arkeologjike për të zbuluar të gjithë piramidën e Klozefinës.

Piramida e Enver Hoxhës do të shembet dhe në vend të saj do të rindërtohet Piramida e Klozefinës.


Po cila ishte Klozefina Mbretëreshës së Parlagjiptit të lashtë?

Sipas dokomentave Klozefina ishte një zonjë e hirshme dhe fisnike që uli në gjunjë burrat më të fuqishëm të kohës. Madje edhe vetë perandori suprem Salgust Cezar ju përul bukurisë së shpalosej pas flokëve të zinj dhe pas fjalëve të saj si heshta që gozhdonin në cdo moment Edvinus Ramsses e I-rë, një mistrec i pabindur që nuk respektonte Kushtetutën e Kuvendit të Burrave.

Klozefina gjithë jetën e saj historike siameze ja kushtoi lartësimit të figjurës së Salugust Cezarit i cili njihet si reformator i madh dhe bëri të mundur futjen e perandorisë rromake në Aleancen e Tribuve të Otlontikut të Nordit dhe mbi të gjitha mundësoi lëvizjen e lirë të shtetasve rromakë drejt Avropvës.

Pas Salgustit Cezarit, Klozefina ishte njeriu më i dashur për popullin e saj pasi ajo ishte edhe firmëtarja e vetme femër e Deklaratës së Pavarësisë së Parlagjiptit të lashtë.

Vlen të theksohet se Klozefina ishte e vetmja mbretëreshë që për asnjë moment nuk ju përkul sundimtarëve gjakatarë të kohës si Alfredius Moisiu, Bamirium Topius, etj.



Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results