Lajme te fresketa:

Opozita akuzon qeverinë për aksidentet rrugore. Këshilli i Ministrave.org rekomandon rregulloren e re

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Prej shumë kohësh në edicionet televizive shfaqen lajme ku kronikat mbi aksidentet rrugore shpesh shoqërohen me vdekje të pasagjerëve ose kalimtarëve.

Këto raste sporadike prej dy-tre aksidentesh në ditë opozita po e shfrytëzon duke akuzuar qeverinë si të paaftë në këtë drejtim.

Këshilli i Ministrave.org me anë të një deklarate për mediat thekson se aksidentet rrugore kanë ndodhur për faj të shoferëve dhe jo të qeveritarëve. Kjo vihet re qartë në raportet e policisë ku në to nuk figuron asnjë zyrtar i qeverisë si autor aksidenti.

Aksidentet janë shkaktuar për një sërë faktorësh. Emigrantët shqiptarë kur vijnë në Shqipëri mrekullohen duke parë shndërrimin e vendit tonë në një shtet europian reformator, e gjitha kjo falë qeverisë Berisha. Dhe nga hutimi, shoferët humbasin kontrollin e automjeteve.

Ose kur dalin të blejnë ushqime në Pazar, kur gratë  thonë se sa pak lekë kanë shpenzuar dhe sa shumë kanë blerë me 1 euro, ata trallisen dhe humbasin toruan.

Edhe pse nuk është faji i qeverisë Këshilli i Ministrave.org zotohet se do të japë kontribut në uljen e numrit të aksidenteve.

Për këtë rekomandohet që shoferët të qetësohen dhe të mos mendojnë për sukseset dhe arritjet e qeverisë kur janë në udhëtim.

Duke filluar që sot Këshilli i Ministrave.org do të këshillojë mediat private të pavarura dhe besnike ndaj qeverisë të mos japin lajme për arritjet e paimagjinueshme të kryeministrit Berisha.

Ndërsa për kalimtarët është e këshillueshme që kur të kalojnë rrugët, nuk ka rëndësi ngjyra e semaforit por të presin sa të kalojë ndonjë bjonde e bukur ose brune dhe të kalojnë rrugën me të.

Të jeni të sigurtë që cdo shofer do të ndalojë, sa do shpejt të jetë.

Nëse për të kaluar rrugën ju do të përdorni ndonjë plakë, Këshilli i Ministrave.org nuk mban asnjë përgjegjësi.

Ju faleminderit për mire-kuptim-bashkëpunimin.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results