Lajme te fresketa:

Këshilli i Ministrave.org hedh poshtë akuzat e opozitës për pasurinë e Priftit. Berisha: Të tallesh me Priftin është sakrileg

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj gjatë një deklarate për mediat ka theksuar se janë disa ministra, funksionarë të lartë dhe familjarë të anëtarëve të kabinetit të Sali Berishës, që vetëm gjatë vitit të fundit kanë shtuar disa herë pasurinë e tyre.

"Ndërkohë që për shqiptarët viti i fundit ka qenë viti i varfërimit, për Dritan Priftin ka qenë viti ku pasuria e tij është shtuar me 1,8 milion euro. Çfarë është ky ministër që brenda 1 viti e shton pasurinë në mënyrë të pakuptueshme, ndërkohë që shqiptarët të cilëve ai duhet tu shërbente janë varfëruar dhe përballen me rritje të paimagjinueshme çmimesh"- tha ajo.

Këshilli i Ministrave.org hedh poshtë cdo aludim në lidhje me pasurinë e dyshimtë të ministrit tonë Dritan Prifti.

Opozita prej shumë muajsh vazhdon ende të mendojë se shqipëtarët janë në krizë ndërkohë që shtimi i pasurisë së Priftit me 1.8 milionë EURO ose 2.3 milionë SAL është treguesi më i qartë se opozita ja ka fut kot plako. Po të ishim në krizë, ministrat e Këshillit do të deklaronin borxhe dhe jo fitime.

I vetmi zyrtar i lartë që ishte jo mirë nga financat, ishte kryeministri Berisha i cili harxhon të gjithë rrogën e tij duke blerë cdo produkt të kompanisë të mikut të tij Stiv Xhobsit. Pasi realizoi ëndrrën e tij 30 vjecare duke blerë kompjuterin iSAL, kryeministrit i ka shpërthyer si Gërdec pasioni djaloshar për teknologjinë dhe sidomos nano-teknologjinë.

Opozita shkon edhe më tej duke deklaruar se kryeministri dhe ministrat kanë pasuri të pa deklaruara.

Këshilli i Ministrave.org thekson se qëllimisht nuk u deklaruan të gjithë fitimet e ministrave, pasi ky fakt mund të trembte turistat të cilët do të mendonin se Shqipëria është vendi i milionerëve dhe mund ti ketë cmimet e larta për pushime. Ne vërtet i kemi cmimet ca të larta, por vetëm për të jetuar ndërsa për të pushuar jemi një parajsë për evropianët.

Qeveria është mjaft e indinjuar mbi akuzat e pabaza mbi pasurinë e ministrit Prifti i cili konsiderohet shenjtor në Këshillin e Ministrave.org.
Sipas Biblës Blu ose Kushtetutës,
Prifti ka shpirt të pasur por në xhepa është i varfër, prandaj është prift  pasi i shërben vetëm Zotit dhe i rrëfehet vetëm atij.
Socialistët e kanë keqkuptuar pasurinë shpirtërore të Priftit duke e deklaruar si pasuri materiale.

Kryeministri Berisha është shprehur se të akuzosh një Prift për korrupsion, është sakrilegj. Në të gjitha takimet që ka patur shefi i qeverisë me Atin e Shenjtë, Berisha ka garantuar se në Shqipëri, cdo Prift do të jetë nëmbrojtjen dhe kujdesin personal të kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave.org.
Ky nuk është asgjë më shumë se sa një premtim i mbajtur nga qeverisë time që ka si moto “Me ne, fitojnë të gjithë”


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results