Lajme te fresketa:

DigiSAL - së shpejti në formatin Sal Definejshën

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Platforma historike siameze DigiSAL prej kohësh është kthyer në ekranin zbavitës të të gjithë shqipëtarëve.

 Mëngjeset, drekat, pasditet dhe darkat janë kurdoherë të mbushura me informacione virtuale në kohë reale, numra magjie me statistikat, reality-show 24 orë non-stop mbi jetën e kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij dhe një pasqyrim modest i arritjeve të jashtëzakonshme të reformave të kërkuara nga KE.

Por DigiSAL nuk ndalet me kaq.

Inxhinierët e qeverisë kanë shumë kohë që po punojnë në Laboratorin e Qeverisë për një projekt ambicioz nën iniciativën dhe kujdesin personal të fizikantit Salbert Salshtajn, botuesi i njohur i librit "Teoria e Liberalizimit dhe Futjakotitetit".

Dr.Salshtajn i ka kushtuar jetën kërkimeve dhe eksperimenteve me Shqipërinë.

Nga transmetimi analog, DigiSAL do të nisë të shfaqë realitetin e mrekullueshëm të arritjeve të qeverisë në formatin bashkohor SD (Sal Definejshën). 

Me Sal Definejshën, televizori juaj kthehet në një ekran magjik ku do shihen lajme vetëm me shifra stratosferike të rritjes bum-bum të ekonomisë, ku fjalët “mjerim, ushqime me listë, papunësi” automatikisht konvertohen me “bollëk, parajsë”, rrugë Kombi, trena elektrikë.

Së shpejti në DigiSAL do të nisin transmetimet e dokumentarëve që nga demonstratat fyt më fyt të pedagogut Berisha me forcat e diktaturës së kuçe në 1985, tek Çeku i Bardhë i viteve ‘90, misteret e ndërtimit të Piramidave, zënkat e rrepistave në Hip-Hip Trazira ‘97 dhe deri tek poligoni nuklear i Gërdecit, zhvillimi i turizmin në zonat e nënShkodrës, anëtarësimi në NATO, Shqipëria 1 Euro,  liberalizimi i vizave, e sa e sa të tjera. SD bën të mundur që edhe kronikat e zeza të shihen si kronika blu.

Potenciali i Shqipërisë e cila që prej vitit 2005 është kthyer në një Superfuqi të shumëfishtë Energjitike, Elektrike, Elektro-Statike, Magnetike, Ekonomike, etj, etj ekranizohet në formatin Sal Definejshën duke sjellë Europën në shtëpinë tuaj.

Prof.dr.Berisha shpjegon se sistemi Sal Definejshën do të bëjë të mundur të shihet një Shqipëri krejt tjetër nga ajo që propogandojnë opozitarët. Një Shqipëri që nuk e keni imagjinuar më parë.

Kujdes: Sal Definejshën shijohet vetëm me syze blu qeverie dhe jo me syze të errëta edviniste. Së shpejti DigiSAL SD do të jetë i disponueshëm edhe për platformat iSAL dhe SalPHONE.

Abonimi në DigiSAL SD kushton vetëm 1 EURO ose 1 SAL

E ce doni televizorin nëse nuk keni DigiSAL. Tashmë edhe në Sal Definejshën.

Dhiz Mirakllë off Teknollogjy mundësohet nga DigiSAL SD


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results