Lajme te fresketa:

Dy gishta të Galileos do të ekspozohen në muze. Së shpejti edhe në Tiranë, muze me gishta politikanësh

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sipas Telegraph, një ekspozitë tepër të veçantë do të hapet këtë javë në Firence. Në dhomën që mban emrin e Galileo Galileos do të ekspozohen dy gishtat e gjetur së fundmi e një dhëmb që i përkisnin njeriut të cilësuar si babai historik i shkencës moderne. Shkencëtarët që kryejnë kërkime mbi jetën e Galileo shprehen se  suvenire të ndryshme u prenë nga trupi i tij gjatë ceremonisë së varrimit duke përdorur metodën që zbatohej kur merreshin suvenirë nga shenjtorët.

Këshilli i Ministrave.org ka përshëndetur këtë ekspozitë për Galileun nga shteti italian pasi dihet botërisht që ky shkencëtar ishte demokrat i madh dhe kryeministër historik i Kullës së Pizës. Galieu ka qenë i pari shkencëtar që shpalli se "Universi po Ndryshon".

Edhe vendi ynë nuk do ta lërë historinë të shihet nga koha duke startuar nismën “Shqipëria po përjetësohet”. Për këtë rast, shumë shpejt qeveria do ti propozojë parlamentit një projekt-ligj që lejon marrjen e suvenirëve nga liderët historikë shqiptarë.

Këshilli i Ministrave.org bën publike disa detaje të këtij projekt-ligji ku sipas tij, gishtat do të jenë objekti i parë që do tu shkulen shkencëtarëve tanë politikanë. Po pse gishtat?

Një ekspert pranë Këshillit, shpjegoi se janë pikërisht gishtat ato që përdoren më shumë nga politikanët tanë. Disa i përdorin gishtat për të përshëndetur, disa për të spostuar rivalët e tyre, disa të tjerë për të dyja bashkë.

Gjithashtu në ndjekje të traditës galeoliane, përvec gishtave, duhen shkulur edhe dhëmbë por këto duhet të jenë dhëmbë korrupsioni dhe jo dhëmbë liberalizimesh.

Projekt-ligji sanksionon se do të merren nga dy gishta për cdo lider që kombi ynë e ka njohur si historik. Përjashtim nga kjo do të bëjnë vetë ata lidera që kanë aksidentuar gishtat.  

Gishta do të ekspozohen në një muze të vecantë në ambjentet e Muzeque Historique të Këshillit të Ministrave.org (ish-Piramida). Biletat për të vizituar muzeun do të kushtojnë 1 EURO ose 1 SAL.

Për të apasionuarit pas teknologjisë, në Muzeque Historique te Keshillit te Ministrave.org do të mundësohen edhe vizita virtuale me anët të kompjuterave historike iSAL dhe SalPHONE.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results