Lajme te fresketa:

Berisha: Për kutitë do ti propozojmë opozitës, modelin grek për hapjen e arkivave të Sali Pashë Kamzalenës

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Kërkesat për hapjen e kutive të votimit vazhdojnë të jenë tema e ditës në deklaratat e opozitës.
Nga e tij, kryeministri Berisha i cili ditën dhe natën (më shumë natën se ditën) do përpiqet prej shumë muajsh të gjejë një zgjidhje të përbashkët per cështjen e kutive.

Opozita do që të hapen kutitë, por edhe kryeministri do që të hapen. Por ja që ligjet e Kushtetutës nuk e lejokan dreqi ta hajë.

Kryeministri Berisha udhëtoi në trecerekun e shteteve të botës, në kërkim të zgjidhjes, ndodhi mrekullia. Sepse zgjidhja vonoi por nuk harroi.

Pas 200 vjetësh kërkesa të parreshtura nga ana e opozitës, shteti grek ka vendosur të hapë kutitë e arkivave të Sali Pasha Kamzalenës.
Për herë tëparë pas kaq kohësh, Greqia jep shembullin më të qartë të transparencës, të bashkëpunimit dhe të integrimit. Në këto kuti gjënden edhe fletët e votimit të zgjedhjeve të vitit 1822 për pashallakën e Tepelenës ku fitoi mazhoranca e kryesuar nga koalicioni i Sultanit.

Pas këtij vendimit të qeverisë greke, kryeministri Berisha ka thirrur në një mbledhje urrrgjente Këshillin e Ministrave.org duke e hapur seancën me fjalët “Do hap kutitë”.

Këto fjalë të papritura shkaktuan që 2/3 e ministrave tu binte të fikët. Menjëherë ministrat e tjerë që u mbajtën si burrat u dhanë ndihmën e parë kolegëve të rëzuar nga karriket duke i freskuar me ujë qeverie dhe duke kënduar në kor himnin “Shqipëria po ndryshon”.

Pasi u qetësua e gjithë skuadra qeveritare, kryeministri Berisha vazhdoi fjalën duke sqaruar ministrat e shkretë se sapo të mbusheshin 200 vite nga dita e sotme do të plotësonte menjëherë dëshirën e opozitës për kutitë.

“Nëse këtë gjë e ka bërë një shtet anëtar i Bashkimit Europian, anëtar i NATO-s, atëherë nuk shoh arësye për të mos vepruar edhe ne si ajo. E di, që pata premtuar se nuk do ti hapja kutitë edhe sikur të ngrihej mësuesi im Enver Hoxha nga varri, por unë i bindem zërit të Europës” deklaroi Berisha duke deklaruar se në seancën e radhës të kuvendit do ti propozonte opozitës hapjen e kutive diku nga Korriku i vitit 2210.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results