Lajme te fresketa:

Për të ndihmuar Kontrollin e Lartë të Shtetit do të ngrihet MbiKontrolli i Lartë i Shtetit

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sipas raportit vjetor të bërë publik nga kreu i KLSH, Robert Ceku, një administratë shtetërore paska bërë që të humbasë një cek me 7,3 miliardë lekë.

Pasi ka marrë vesh për këtë shumë kryeministri nuk është ndier mirë dhe ka pasur disa marrje mendsh, por ka arritur ta mbledh veten, falë edhe ndihmës së Doktorit, i cili i ka dhënë disa qetësues, në formën e videove me pamje nga inagurimet e veprave të mëdha kombëtare, si bie fjala rruga Durrës-Kukës.

Sapo ka marrë veten kryeministri Berisha ka mbledhur Këshillin e Ministrave.org dhe menjëherë u ka kërkuar llogari ministrave të tij, për shumën e parave të humbura.
Ministrat fillimisht kanë ulur kokat dhe janë munduar të fshihen pas lap-topëve, ashtu sikurse nxënësit që nuk janë përgatitur për mësim dhe përpiqen të mos bien në sy të mësueses. 

Por duket se kjo nuk i ka shpëtuar prof.dr Sali Berishës, i cili ka urdhëruar edhe njëherë nxënësit e tij ministra të tregonin se ku kishin përfunduar gjithë këto para.

I pari që ka marrë fjalën ka qenë Lul Basha. Me gjysëm zëri ai është shprehur se ishte dashur të shpenzonte ca para më shumë, sepse kishte qerasur të gjithë policët, pasi kishte fituar skuadra e tij e zemrës në futboll.

Po ashtu edhe ministri Olldashi është justifikuar se kishte organizuar një festë me disa miqtë e tij tek tatimet dhe doganat, ndërsa ministrja Bregu ka pohuar se kishte harxhuar sa më shumë para tek parukierja, por këtë e kishte bërë për të mirën e look-ut të integrimit të Shqipërisë.

Kryeministri pasi ka dëgjuar justifikimet e ministrave të tij u ka dhënë plotësisht të drejtë. Pikërisht në këtë moment në sallë është futur një sanitare e cila ka qenë duke pastruar. Duke dëgjuar bisedën edhe ajo ka dashur të justifikohet. Sanitarja i ka rrëfyer kryeministrit se kishte gjetur një monedhë 50 lekëshe pasi kishte pastruar zyrën e tij.

Kaq ka mjaftuar që kryeministri mbështetur edhe nga ministrat e tij, të bënin përgjegjëse sanitaret për abuzimet me monedhat e gjetura, nëpër zyrat e shtetit.
Pas kësaj kryeministri ka propozuar uljen e numrit të sanitareve, si e vetmja rrugë që do ti priste rrugën abuzimeve me paratë e shtetit dhe humbjeve në buxhet.

Mësohet se kreu i KLSH, ka kërkuar të sqarojë qeverinë se abuzimet nuk kishin ardhur për faj të sanitareve, dhe si falenderim për këtë ka marrë një përgëzim në formë shkarkimi nga kryeministri.

Kryeministri e ka përgëzuar KLSH-në për punën e mirë që kishte kryer deri tani, në kontrollin e xhepave të administratës, dhe njëkohësisht i ka tërhequr vëmendjen se KLSH po kontrollonte më shumë xhepa se ç’duhej dhe në këtë mënyrë po zbulonte më shumë abuzime se sa i kishte kapacitetin.

Meqenëse nuk mund ti bënte të gjitha punët vetë, kryeministri ka urdhëruar deputetet demokratë të komisionit të ekonomisë që menjëherë të hartonin një projektligj i cili do të mundësonte krijimin e një strukture të re e quajtur “MbiKontrolli i Lartë i Shtetit”,e cila do të kishte si detyrë të kontrollonte “Kontrollin e Lartë të Shtetit”, sa herë që ky të abuzonte me shifrat për abuzimet e qeverisë.

Mësohet se në rast abuzimesh. me abuzimet, mbi bazë abuzimesh të ‘Mbi kontrollit të lartë të shtetit”, kjo strukturë do të kontrollohet nga “KryeKontrollori”.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results