Lajme te fresketa:

Sali Berisha - Jeteshkrimi

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Prof.Dr.Sali Berisha

Biographique Personalique (updateque)

Sali Berisha ka lindur me 15 tetor 1944 në qytetin e Kavajës, e cila vite më vonë do të ishte edhe zona e tij elektorale.
Qe ne vogline e tij ai njihej si nje femije qe rrinte shume para televizorit ose prane kioskave ku shiteshin gazeta. Sic u mor vesh me vone, Berisha i vogel nuk shihte asgje tjeter ne televizor pervec edicioneve informative. Kuptohet qe ai nuk i besonte te gjitha ato qe degjonte por informacioni i perditshem ishte mese i nevojshem per politikanin e ardhshem. Lodrat e tija te preferuara ishin kamionet dhe rera me te cilen ai ndertonte vetem tunele.
Ne moshen 5 vjecare ishte iniciatori i vetem i nismes “Lagjia ime ne Moshen e Internetit” por bashkohesit e tij, duke mos ditur se cfare ishte interneti, e ngaterruan me internacionalen.
Shpesh Berisha i vogel rrinte i vetmuar dhe qante pa shkak. Ose me mire le te themi se askush nuk u kuptonte shkakun. Sic do te ndodhte me vone,Shqiperia e shitur per dy lek (pa t.v.sh.) nga Ahmet Zogu i Zi, do te pushtohej nga fashistet gri, me vone nga nazistet e zinj dhe ne fund fare socialistet e kuq, nje situate te cilen Berisha i vogel ishte i vetmi qe e kishte parandjere.

Adoloshenca e gjeti mes halleve te popullit tone shqiptar dhe si njeri mjaft i ndjeshëm ai u përfshi shumë shpejt në aktivet e grupeve rinore komuniste reformatore demokrate antifashiste.

Pa kaluar shumë kohë rreth tij filluan të mblidheshin mjaft simpatizantë, ish-pronare tokash, dhe njerëz të thjeshtë të popullit të cilët shihnin tek ai liderrin e ardhshëm.

Në ato vite te pushtimit u miqesua me menaxherin e marketingut te librarisë Flora, djaloshin Enver Hoxha, te cilin e kishte njohur ne Paris. Te dy ata kishin te njejtat aspirata madje edhe te njejtet aspiratore. Karakteri i hekurt i Berishes dhe personaliteti si beton i Enverit bene qe miqesia e tyre forcohej si beton-arme. Ndersa mendonin se cfare te benin per te kaluar kohen, të dyve së bashku u polli mendja për krijimin e një grupimi politik, te cilet ne ate kohe ishin mjaft ne mode. Dhe kështu, me nismën e dy ortakëve, Enver Hoxha dhe Sali Berisha, pasi dorëzuan dokumentacionin e nevojshëm në kuesturë, u themelua firma “Partia Komuniste e Reformave Demokratike” shpk.
Aktiviteti kryesor ishin organizimi i jetes se nates, karaoke, party per rinine, kokteile dhe mbremje mature. Gjate javes behej shperndarja e broshurave te promocionit qe ne gjuhen e popullit quheshin trakte kamuniste.
Puna ecte mire, xhiro bereqavers dhe grupi i fansave ne Facebook te Partise Komuniste Shqiptare arriti 200.000 anetare, nga 200 petrita lule qe kishte ne fillim.

Kriza financiare ose ndryshe “lufta me Gjermanine dhe Italine” per pak desh ua la biznesin pergjysem. Por si cuna te shkathet, Saliu dhe Enveri pasi bene nje kerkese me shkrim, e kthyen licensen e biznesit nga “firme shpk” ne “ushtri nacional-clirimtare”. Tashme ata kishin te drejta ekskluzive te aktivitetit ne te gjithe Shqiperine.

Gjatë luftës, togeri i xhenjos Enver Hoxha per te mos u ekspozuar ushtroi detyren e presidentit dhe mbante pseudonimin “Tarrasi” dhe ishte i vetmi per te rras batuta (ndonjehere te rraste edhe plumbin) ndersa komandant Berisha njihej me pseudonimin “Kryeministri” ngaqe ne te shumten e kohen kryeministronte luften dhe për trimërinë dhe vetmohimin e treguar ndër beteja ju dha grada madhore e prof-dr-gjeneral-kolonelit, të cilën Sali Berisha e refuzoi në mënyrë të parevokueshme.

Lufta ishte e ashper, luftohej vote per vote, mandat per mandat. Me ne fund ne 28 Qershor 1944, perpjekjet non-stop te admiruesve te partise bene qe lufta te kurorëzohej me fitoren e thelle te koalicionit të 68 batalioneve te mazhorancës reformatore demokratike dhe kater ushtareve te LSI. Menjëherë lindi nevoja për krijimin e një qeverie e cila do të udhëhiqte vendin.

Togeri i xhenjos Enver Hoxha propozoi emrin e komandantit Berisha për postin e kryeministrit ose të presidentit ose kryetarit të partisë. Por profesori dhe doktori i ardhshëm kishte plane të tjera dhe nuk i interesonte politika. Berisha kishte pasion mjekësinë, të cilës ju përkushtua plotësisht.

Por ndërsa vitet kalonin, vendi vuante nën diktaturën e Enverit. Nuk ishte kjo Shqipëria për të cilën ai kishte luftuar, downloaduar dhe instaluar. Atëherë Saliu, i vuri vetes një qëllim, mizor por te drejte.
Të eliminonte ortakun e dikurshem, shokun e tij të luftës, Enver Tarras Hoxhën dhe të shpejtonte reformat e kërkuara nga BE.

Duke shfrytëzuar sëmundjen e diktatorit, doktor Berisha anetaresohet ne PPSH, u be sekretar partie ne spitalin ku punonte dhe kërkoi të caktohej mjek i Enver Hoxhës. Duke qenë pranë tij ai kishte mundësi ta eliminonte edhe pse kështu ai shkelte betimin e Hipokratit. Por dr.Berisha nuk arriti ta përfundonte misionin e tij fisnik pasi në prill të 1985, sepse Enver Hoxha e kuptoi planin e tij djallëzor, dhe ja bëri me hile, vdiq vetë. Berishes qe kurre nuk luante kumar,i mbeti dopiogjashta ne dore. Nga ai moment ai e urreu per vdekje kete numer, dopiogjashten (66) madje edhe gjysmen e dopiagjashtes, 33. Thone se krijoi antipati edhe per shumen e te dyja shifrave, 66+33=99 apo G99 por kjo eshte e pavertetuar.

Me vdekjen e diktatorit me autor vete Enverin, Sali Berisha shpresonte se udhëheqësi i ri i vendit, Ramiz Alia do të inkurajonte reformat në drejtësi, te ndertoheshin tunele, te shembeshin mbikalime dhe të hiqej regjimi i vizave me Maqedoninë. Atëherë i zhgënjyer ai vendosi të bëhej kryetar partie dhe më pas president, pastaj përsëri kryetar partie dhe më në fund kryeministër. Por aktivitetin e vjeter te jetes se nates, e beri realitet duke anetaresuar Shqiperine ne Nato.

Prof.dr. Sali Berisha flet mjaft mirë frëngjisht, anglisht, amerikanisht, venezualisht, vertikalisht dhe samitisht, brukselisht, spanjollisht dhe sigurisht edhe nato-isht.

Ketu mund te degjoni kenget e popullit shqiptar kushtuar figjures se shtetit, mesuesit tone, fanarit ndricues ne rrugen drejt Europes, liderit, udheheqesit, shokut Sali Berisha.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Comments  

 
+2 #8 Sali Ram Berisha 2010-03-25 22:27
une kam qen preres druresh pastaj me ardhejn e PKSH (pd e sotme ) ata me futen zdrukthar ...me pak kalova marangoz...dhe pastaj mason...kjo eshte CV ime...me respekt kryeministri ...
Se shpejti do ndryshoj emri i PD do kaloj PKB(partia komunuiste blu)
 
 
-6 #7 Astrit Matraku 2010-03-24 10:42
jet o jet qe ben dervishi ahhahahah
 
 
0 #6 Ermir Topi 2009-12-20 17:46
marangoz nuk del keq hesapi
 
 
+9 #5 Kico Anagnosti 2009-12-07 19:24
Quoting Ermir Topi:
Quoting Kico Anagnosti:
ka burime qe thone qe eshte mason po nuk besoj te ken ra aq posht masonet

Berisha me shume ta jep pershtypjen per MARANGOZ se sa per MASON


po i mut jan po he, pastaj masonet ne fillim marangoza kan qen
 
 
+3 #4 Ermir Topi 2009-12-07 02:43
Quoting Kico Anagnosti:
ka burime qe thone qe eshte mason po nuk besoj te ken ra aq posht masonet

Berisha me shume ta jep pershtypjen per MARANGOZ se sa per MASON
 
 
+8 #3 Kico Anagnosti 2009-12-07 00:38
ka burime qe thone qe eshte mason po nuk besoj te ken ra aq posht masonet
 
 
+6 #2 Astrit Matraku 2009-12-06 21:26
sa i perkushtuar qe ka qene ky njeri eee
 
 
+12 #1 Sali Ram Berisha 2009-12-04 21:17
Po si nuk kan dal njecik nga realiteti xhanem...
 

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results