Lajme te fresketa:

Genc Pollo-Biografia

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

 

 

 

 

 

Genc Pollo

ish-Zv/Kryeminister
Minister Shteteror
E-mail: genci@pd(r).al

Genc Pollo, ose siç e thërisnin për shkurt shokët, mësues Genci, që i vogël u shqua si nxënës i talentuar dhe me zell. Gjatë luftës, edhe pse i vogël dha ndihmën e tij në luftë. Nuk pranoi të anëtarësohej në grupimin DEBATIK, pasi nuk i pëlqenin debatet. Së bashku me shokun e tij të fëmijërisë, Genci dhe Agimi nisën të shpërndanin broshura informuese mbi formularët e e MASH për maturantët partizanë. Pas lufte ju fut shkollës dhe nuk ju nda deri ditën e diplomimit. Veçantia e tij ishte se edhe pas diplomimit, ende ruante librat e klasës së parë. Dashuria e Gencit për librat xhelozoi të gjithë gencat e tjerë, si Genc Ruli, Genc Fuga dhe një Genc tjetër që nuk po na kujtohet mbiemri. Pas viteve 80, ishte i pari që hapi kurse private jashtë-shkollore. Hapja e Shqipërisë me botën në fillim të viteve 90, nuk e gjeti Gencin të pa pregatitur. Ai thjesht nuk ishte gati. Një mëngjes dhjetori, duke shkuar për në fakultet, rastësisht u rrethua nga turma e njerëzve që demostronin kundër diktaturës, dhe nuk kishte se nga të ikte. Kështu padashur u përfshi në
lëvizjen studentore. Edhe pse nuk e dëshironte, emri i tij u fut në borderonë e Partisë Demokratike, së cilës i shërbeu ndershmërisht, deri ditën kur u largua për të mos u kthyer më kurrë. Nuk mund ta besonte faktin, se pasi ideoi dhe disenjoi logon grafike të PD, kryesia nuk ja pranoi kërkesën për rritje rroge. Plot energji dhe ide formoi partinë e tij, së cilës ja vuri emrin PDR. Nga partia e tij e dikurshme, erdhën kërkesa për të ndryshuar logon pasi kjo po ngatërronte edhe ata të Dhomës së Tregtisë. Dhe Genci nuk e dha veten, e ndryshoi. Për këtë u lavdërua edhe nga Doris Pack, me të cilën u takua jo pak. Më vonë u ftua të merrte pjesë në llotarinë Berisha, ku i ra star-bingo, bonus ministër i arsimit, detyrë të cilën e mban edhe sot e kësaj dite. Ishte i vetmi ministër arsimi i një shteti, ku ekzistojnë shkolla të mesme, edhe për nënat me fëmijë. Kapriçoja e fatit e solli të bëhej përsëri zëvendësi i Berishës si dikur në PD, por tashmë një gradë më lart, si zv/kryeministër i tij..

 

Share


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results