Arkiva Qendrore e Keshillit te Ministrave.org Sektori i Biografive dhe CV Ministrore.org
|
Genc Pollo
Zv/Kryeminister
(me kismet kryeminister)
E-mail: genci@pd(r).al
Genc Pollo, ose siç e thërisnin për shkurt shokët, mësues Genci, që i vogël u shqua si nxënës i talentuar
dhe me zell. Gjatë luftës, edhe pse i vogël dha ndihmën e tij në luftë. Nuk pranoi të anëtarësohej në
grupimin DEBATIK, pasi nuk i pëlqenin debatet. Së bashku me shokun e tij të fëmijërisë, Genci dhe Agimi
nisën të shpërndanin broshura informuese mbi formularët e e MASH për maturantët partizanë. Pas lufte ju
fut shkollës dhe nuk ju nda deri ditën e diplomimit. Veçantia e tij ishte se edhe pas diplomimit, ende ruante
librat e klasës së parë. Dashuria e Gencit për librat xhelozoi të gjithë gencat e tjerë, si Genc Ruli, Genc Fuga
dhe një Genc tjetër që nuk po na kujtohet mbiemri. Pas viteve 80, ishte i pari që hapi kurse private
jashtë-shkollore. Hapja e Shqipërisë me botën në fillim të viteve 90, nuk e gjeti Gencin të pa pregatitur. Ai
thjesht nuk ishte gati. Një mëngjes dhjetori, duke shkuar për në fakultet, rastësisht u rrethua nga turma e
njerëzve që demostronin kundër diktaturës, dhe nuk kishte se nga të ikte. Kështu padashur u përfshi në
lëvizjen studentore. Edhe pse nuk e dëshironte, emri i tij u fut në borderonë e Partisë Demokratike, së cilës i
shërbeu ndershmërisht, deri ditën kur u largua për të mos u kthyer më kurrë. Nuk mund ta besonte faktin,
se pasi ideoi dhe disenjoi logon grafike të PD, kryesia nuk ja pranoi kërkesën për rritje rroge. Plot energji
dhe ide formoi partinë e tij, së cilës ja vuri emrin PDR. Nga partia e tij e dikurshme, erdhën kërkesa për të
ndryshuar logon pasi kjo po ngatërronte edhe ata të Dhomës së Tregtisë. Dhe Genci nuk e dha veten, e
ndryshoi. Për këtë u lavdërua edhe nga Doris Pack, me të cilën u takua jo pak. Më vonë u ftua të merrte
pjesë në llotarinë Berisha, ku i ra star-bingo, bonus ministër i arsimit, detyrë të cilën e mban edhe sot e
kësaj dite. Ishte i vetmi ministër arsimi i një shteti, ku ekzistojnë shkolla të mesme, edhe për nënat me
fëmijë. Kapriçoja e fatit e solli të bëhej përsëri zëvendësi i Berishës si dikur në PD, por tashmë një gradë
më lart, si zv/kryeministër i tij..
(Ref: Arkivit te KM.org dt.21-05-2006)


! ! ! KUJTESE ! ! !
Në mbështetje të ligjit pa mbështetje, për ndalimin e konsumimit të duhanit në ambjente
publike, familjare dhe private, Ju lutemi të mos pini duhan gjatë leximit të kësaj faqeje.
Nga ky ligj përjashtohen fëmijët nën 16 vjeç dhe konsumatorët e duhanit të dredhur.
Aktivisti Pollo gjate luftes NACL. (fotomontazh)
|
Mesues Genci ne filmin autobiografik "Lulekuqet mbi mure" (fotomontazh)
|