Arkiva Qendrore e Keshillit te Ministrave.org Sektori i Biografive dhe CV Ministrore.org
|
Gazmend Oketa
Ministër i Mbrojtjes dhe i Punëve të Urta
E-mail: gazi i durresit @ durrazzo.com
Zanafilla e tij e nisi në qytetin e Durrësit. Që në vogëli shquhej si cun i urtë dhe i drejtë. Shokët e tij vunë re
një njeri krejt ndryshe nga të tjerët. Gazi nuk kishte ambicje për poste drejtuese. Edhe pse shembullor në
mësime, asnjëherë nuk pranoi të bëhej i pari i klasës. Gjithmonë donte të ishte i dyti ose zëvendës. Edhe
shiritin e kapitenit të skuadrës së futbollit të lagjes “Currilat” nuk e vuri asnjëherë. Por jeta e djaloshit të
vogël që nuk ishte më i vogël do të ndryshonte. Era e ngrohtë mesdhetare që frynte lehtë nga jug-lindja
forcoi bindjet e tij të djathta. Duke mbajtur krahun e djathtë të autostradës e pa veten në Tiranë. Të ishe një
djalë pa pretendime do të thoshte të ishe i parrezikshëm për askënd. Shumë shpejt e përfshinë në
strukturat e larta të partisë më të madhe të opozitës. Afruan zgjedhjet. Ashtu si Vllaznia që ja la vetë
ndeshjen Dinamos, ashtu edhe kundërshtari i tij elektoral i dhuroi fitoren, mandatin e deputetit. Dhe fitorja i
dha shansin ti ofroheshin shumë poste por ai donte atë që i përshtatej. Të ishte zëvendës. Atëherë
kryeministri Berisha i ofroi vendin e zëvendëskryeministrit. Gazi e pranoi postin dhe qëndroi në detyrë plot
gaz, deri ditën ogurzezë kur e detyruan të bëhej ministër i mbrojtjes.
(Ref: Arkivit te KM.org dt.12-05-2006)



Gaz Oketa student Zv/Kryeminister
dhe ne foton poshte Minister i Mbrojtjes.
(fotomontazhe)
! ! ! KUJTESE ! ! !
Në mbështetje të ligjit pa mbështetje, për ndalimin e konsumimit të duhanit në ambjente
publike, familjare dhe private, Ju lutemi të mos pini duhan gjatë leximit të kësaj faqeje.
Nga ky ligj përjashtohen fëmijët nën 16 vjeç dhe konsumatorët e duhanit të dredhur.