Arkiva Qendrore e Keshillit te Ministrave.org Sektori i Biografive dhe CV Ministrore.org
|
Bujar Nishani
Ministër i Përbrendshëm
Specialist i arteve ushtarake dhe militare
E-mail: jari-nishani@kombinati.lagje-hero.com
Që i vogël ishte mjaft i apasionuar pas filmave të Chuck Norris dhe Steven Seagal. Këta filma e frymëzuan
djaloshin energjik dhe brumosën tek ai dëshirën për tu bërë rambo. Akademia ushtarake ishte vendi ku
ëndrrat e tij për karrierë ushtarake morën jetë. Aty menjëherë ra në sy për mirë dhe e dërguan për trajnim në
Shtetet e Bashkuara dhe më pas edhe në Amerikë. Talenti i tij në fushën ushtarake u provua edhe kur u
dërgua me mision në Irak ku drejtoi trupat për arrestimin e më të fortit të Bagdatit, vetë Sadom Huseinit. Pasi
u kthye në atdhe nuk u la jashtë vëmendjes së politikës. Si njeri që dinte të mbante sekrete, e emëruan
sekretar të përgjithshëm, dega e PD-së në Tiranë.
Ngjiti shkallët e karrierës nga dy e nga tre, si shkallët e pallatit. Pas mandatit të deputetit u bë zëri më i
fuqishëm i grupit parlamentar, i partisë dhe i qeverisë, aq sa xhelozoi dhe kolegët. Eksperiencën e tij
ushtarake, nuk ja lanë ta conte dëm por e vunë të spastronte ministrinë e rendit nga “junta e kuqe”. Krimet
pësuan rënje të ndjeshme në bursë. Arrestimet e kriminelëve u rritën me 2.53% më shumë se sa
pararendësi i tij. Nën kujdesin e tij u kompozua himni i policisë shqiptare në versionin hard-rock.
(Ref: Arkivit te KM.org dt.05-05-2006)
Bujar Nishani, ne trilogjine Rambo. (fotomontzh)
|
! ! ! KUJTESE ! ! !
Në mbështetje të ligjit pa mbështetje, për ndalimin e konsumimit të duhanit në ambjente
publike, familjare dhe private, Ju lutemi të mos pini duhan gjatë leximit të kësaj faqeje.
Nga ky ligj përjashtohen fëmijët nën 16 vjeç dhe konsumatorët e duhanit të dredhur.