Lajme te fresketa:

Sociale


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Mediat: Bashkëshortja e Bashës ka nënshtetësi holandeze. KM.org: Femra shqiptare europiane, sukses historik

E-mail Print PDF

Sipas mediave, Aurela Isufi bashkëshortja e kandidatit të mazhorancës për kreun e Bashkisë, Lulzim Basha, nuk ka nënshtetësi shqiptare por atë holandeze. Lënia e nënshtetësisë shqiptare është firmosur 7 vjet më parë nga ish-presidenti Alfred Moisiu.

Këshilli i Ministrave.org bënë me dije se femrat në Shqipëri nuk kanë qenë asnjëherë të lira dhe kanë vuajtur gjithmonë nga burrat.
Qeveria më e sukseshme të gjitha epokave, qeveria e Sali rroftë Berishës bëri të mundur që femra të jetë e lirë, e guxishme dhe e vetvendosur.

Falë punës së palodhur të kryeministrit historik siamez Sali rroftë Berishës u bë e mundur që të lulëzonin femrat si Jozefina, Majlinda, të integroheshin fuqishëm në shoqeri, madje aq shumë sa tja kalonin edhe burrave.

Prandaj dëshira e bashkëshortes së Bashës për të lënë nënshtetësinë shqiptare dhe për të marrë atë holandeze nuk duhet keqinterpretuar.

Cfarë duan të thonë këto media, që zonja Basha nuk ka patur besim se Shqipëria do të bëhet Europë? Që nuk donte të merrej me andrallat e marrjes së vizave nëpër ambasada?

Përkundrazi! Duke marrë nënshtetësinë holandeze ajo dëshmoi qartë se shqipëtarët mund të bëhen europianë kur të duan por europianët nuk bëhen dot shqiptarë.

Këtë e vertetojnë edhe dokumentet : nuk rezulton asnjë holandez që të jetë bërë shqiptar. (sepse edhe po të duan, nuk munden të plotësojnë standartet e kërkuara)

Pastaj populli ynë e ka një fjalë që thotë "Jam nga fshati i gruas". C'të keqe ka këtu nëse cifti Basha është nga fshatrat e njëri-tjetrit, dmth nga Holanda. 

“Lirija e femrës, për këtë kemi punuar. Dikur gratë shqiptare kishin si liri vetëm të lanin rroba e të bënin punë shtëpie. Falë punës së qeverisë time, gratë shqiptare mund të lajnë rroba në cdo shtet europian” ka thënë kryeministri Berisha kur ishte i ftuar ekskluziv në festat e 6-7-8-9 Marsit të Frontit të Grave Demokratike.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Bullgaria: BE të njohë rakinë si markë të sajën. Meta: Pucistët duan të turpërojnë Skraparin

E-mail Print PDF

Shteti bullgar ka kërkuar nga Bashkimi Europian që rakia të njihet zyrtarisht si prodhim bullgar duke pretenduar se bullgarët ishin të parët që shpikën rakinë ndaj ky produkt duhet të reklamohet kudo si “mall firmato” bullgar.

Nuk dihet ende nëse BE do të pranojë këtë kërkesë të Bullgarisë por në Shqipëri ka patur reagime të forta nga pakicat që njihen si zejtarë hershëm të rakisë.

Lëvizja  Socialiste për Integrim ka dalë në një deklaratë duke  u shprehur se kjo kërkesë e Bullgarisë ka si qëllim të dëmtojë komunitetin skraparlli sidomos tani në prag të votimeve të Majit.

“Pelegrinë nga e gjithë bota që udhëtojnë drejt Shqipërisë deri në malin e shenjtë të Tomorrit ku mes ritualeve të lashta prodhohet raki rrushi nga rrushi, tani e tutje do të shkojnë në Bullgari” tha kreu i LSI, Ilir Meta.

Meta deklaroi se të gjithë shtetet europiane, amerikane dhe  aziatike e kanë njohur dhe e kanë pranuar prej vitesh rakinë si produkt Made in Skrapari.

Gjatë karrierës së tij si zëvendëskryeministër në fushatën e lobimit nëpër botë për njohjen e Kosovës, Meta tregoi se ishte pikërisht rakia skraparlleze që dha kontributin final në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Thaci dhe kabineti i tij pasi u bënë tapë me raki, vendosën të shpallnin pavarësinë.

Ishte rakia e Skraparit ajo që i dha guxim ish-presidentit George W Bush të pushtonte Irakun dhe të vizitonte Shqipërinë. Ishte po kjo raki që bashkoi armiqtë në emër të Shqipërisë në 2009.

Meta deklaroi se komuniteti skraparlli do të niste protestat para ambasadës bullgare duke kërkuar anullimin e kërkesës e cila është e paligjshme, anti-kombëtare, anti-shqiptare.

Me protestën e LSI do të bashkohet edhe Shoqata “Rakia e Kombit” e cila ka kërkon që qeveria e kryeministrit Berisha  të mbajë qëndrim të ashpër ndaj qeverisë bullgare.

“Më mirë pranojmë të jemi grekë se sa të na marrin emrin e rakisë së shenjtë” tha Dollibash Ballkazani, kreu i Shoqatës “Rakia e Kombit”.

Zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ka thirrur ambasadorin bullgar për ti kërkuar llogari në lidhje me kërkesë anti-shqiptare të shtetit të tij.

Kryeministri Berisha ka reaguar gjithashtu duke deklaruar se ky është një organizim pucist i cili ka si qëllim të poshtërojë kombin skraparlli

Berisha shtoi se pamvarësisht nga kjo mardhënjet mes dy partive motra PD dhe LSI nuk do të cënohen.

Këshilli i Ministrave.org ka vendosur që shumë shpejt të marrë jetë nisma më e re e kryeministrit Sali Berisha “Shqipëri 1 teke” e cila do të mbështesë në cdo hap të drejtat e komunitetit skraparlli.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Një prind pucist hedh në gjyq Ministrin e Arsimit. Sebepi: Fëmijët autikë nuk arsimohen

E-mail Print PDF

Djali 7 vjecar i shtetasit Xhevdet Sheta është diagnostikuar me sindromën autik infatil.  Prindi i tij thotë se jo vetë djali i tij por edhe 4400 fëmijë të tjerë nuk kanë mundësi të marrin arsimin e duhur pasi specialistët e e MASH nuk hartojnë  programe dhe kurrikula për këtë kategori fëmijësh.

Lidhur me këtë fakt, Xhevdet Sheta ka hapur padi penale ndaj Ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj.

Pas këtij gjesti anti-kombëtar të prindit, ministri Tafaj ka reaguar me anë të një deklarate për mediat ku Myqoja shpreh indinjatën e tij të thellë ndaj prindit pucist.

“Të thuash që qeveria nuk ka krijuar kushte për tu arsimuar të gjithë, kjo është një fjalë që vetëm një pucist mund ta thotë.
Në shkollat tona nën kujdesin personal të kryeministrit, është vendosur internet 24 orë madje edhe në zonat ku mungon energjia elektrike. Sallat e studimeve jane të pajisur me literaturë bashkohore kryeministrore.

Madje prej kohësh vihet re se nxënësit po ngelin nga dy-tre vite për cdo klasë: arësyeja ishte vetëm që të shijojnë sa më gjatë ambjentet e mrekullueshme që ofrojnë shkollat e qeverisë Berisha.

Është akuzë e pabazë të thuash se nuk ka programe mësimore për fëmijët autikë kur në shkollat tona qeveria ka krijuar kushte edhe për femijët automatikë.

Duket qartë se ky prind është nxitur nga pucistët që donin të rrëzonin qeverinë dhe që tani duan të rrëzojnë edhe ministrinë. Madje në prag të zgjedhjeve të 8 Majit duan të na heqin 4400 vota të ndershme.

Por pucistët do të marrin vendimin e merituar” mbyllte deklaratën Myqo i Arsimit.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Spitali Parlamentar nxjerr nga pavioni pacientin Meta. Doktori:Metës ti ndërpriten vaksinat e imunitetit

E-mail Print PDF

Sot paradite thuajse i gjithë stafi i Spitalit Parlamentar i ka dhënë lamtumirën një nga pacientëve të tij më të dashur, Ilir Metës.

Gati një muaj më parë, Metës ju zbulua sëmundja e obezitetit i tipit “aferus corruptus” i cili i kishte shkaktuar edhe një ciban në formë blloku në xhep.

Pas skanerit me rreze fi-X-Fare u zbulua se siptomat ishin të rrezikshme dhe se po të mos kishte qenë mbrojtja imunitare e Spitalit Parlamentar, Meta do të kishte pasur pasoja të rënda për shëndetin e kuletës.


Për këtë shkak Doktori i Parlamentit i rekomandoi Metës që për asnjë moment të mos dilte nga ambjentet e Spitalit Parlamentar.

Jo vetëm kaq por jashtë Spitalit mund të kishte ndrikulla me karakter të turbullt dhe mund të ishin të tërbuara.

Por pas disa verifikimeve, Sanitoriumi i Prokurorisë së Përgjithshme nxorri si konkluzion se Meta si pacienti i preferuar i Doktorit po përmirësohej nga dita në ditë dhe se nuk kishte më nevojë për vaksina imunitare.

Prandaj i rekomandoi Drejtores Xhozefinella të nxirrte pacientin Meta nga Spitali Parlamentar.

Pasi u konsultua me Doktorin, pacienti Meta ka lënë ambjentet e Spitalit ku kishte kaluar vite të tëra.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Shakira, Rihanna dhe Lady GaGa pranojnë ftesën e Berishës për koncert. Me kusht: Të pranohen në Këshillin Kombëtar të PD

E-mail Print PDF

Tre këngëtaret më të dëgjuara të kohës  Shakira, Rihanna dhe Lady GaGa e kanë pritur me gëzim ftesën historike të kryeministrit Berisha për një koncert në Tiranë.

Zëdhënësit e tre divave i kanë konfirmuar pjesëmarrje të plotë në cdo koncert duke premtuar se nuk do të bojkotojnë asnjë eveniment të organizuar nga Këshilli i Ministrave.org gjatë 2011.


Por së bashku me përgjigjen pozitive, koalicioni i përbashkët i tre këngëtareve kanë depozituar edhe një listë me kërkesa ku përvec kushteve të akomodimit spikaste edhe një  kërkesë e vecantë e përbashkët.

Shakira, Rihanna dhe Lady GaGa kanë shprehur dëshirën unanime për të qenë anëtare të përhershme të Këshillit Kombëtar të PD.

“Nëse kjo parti është e hapur ndaj futjeve të reja, edhe unë dua të jem në krah të kolegeve të mia shqiptare” mësohet se ka deklaruar Shakira e cila ka marrë një sms miratimi nga kryeministri.

“Endrra ime e zjarrtë ka qenë një duet me Ciljeten. Shpresoj që të më realizohet ky projekt” mësohet të jetë shprehur Rihanna. Berisha u shpreh se ky projekt i rëndësishëm do të realizohet në kujdesin e tij vetjak dhe personal e mbështetur nga ministria e z.Ferdinand.

Ndërkohë Lady GaGa ka konfirmuar se po punon një version ekskluziv të hitit së saj më të njohur SALEJANDRO për të celur koncertin festiv të cilit ende nuk i është gjetur festa.

Kryeministri Berisha ka garantuar se me pranimin në Këshillin Kombëtar të PD i Shakirës kolumbiane, Rihannës nga Barbados dhe Lady GaGas amerikane, Shqipëria e ka të sigurt prespektivën e saj europiane.

Sipas burimeve thuajse të sigurta pranë Këshillit të Ministrave.org koncertet e tre divave do të zhvillohet me aparaturat më moderne të kohës dhe me teknologji biometrike 4D.

Kostot e tre divave janë të papërfillshme pasi Shakira, Rihana dhe Lady GaGA nuk kanë pranuar të paguhen me më shumë se sa 1 Euro.

Kryeministri Berisha ka falenderuar tre këngëtaret për humanizmin e tyre pasi në zgjedhjet e kaluara lokale grupi EUROPE i prenotuar per të kënduar për fitoren e Sokol Olldashit kushtoi ca si shumë.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Page 2 of 7


Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results