Lajme te fresketa:

Sociale

Powered by jWarlock jwFacebook Comments

4 muaj pa ujë fshatrat e komunës Frakull. Reagon Këshilli i Ministrave.org : Pse nuk shkoni në plazh

E-mail Print PDF

Pesë fshatra të komunës Frakull të rrethit të Fierit kanë 4 muaj pa ujë të pijshëm.

Fshatarët për të siguruar ujin e përditshëm i janë kthyer garave sportive “kush mban më shumë bidona” dhe përshkojnë disa kilometra rrugë.

Sipas fshatarëve, në Frakull është me interes të organizohet ndonjë olimpiadë e vecantë për garat e ujit pa ujë.

Këshilli i Ministrave.org sqaron fshatarët se nëse mungon uji i pijshëm në Frakull atëherë është turp e faqja e zezë për banorët e zonës, pasi burrat nuk ankohen.

Pastaj cfarë duan fshatarët në fshat? Ata duhet të ishin nëpër plazhe duke pushuar dhe jo duke punuar apo jetuar.

Me këto ankesa po na turpëroni në sy të shtetetve europiane të NATO-s.

Dhe meqënëse ra fjala, nga drejtuesit supreme të NATO-s Këshilli i Ministrave.org ka marrë shumë falenderime dhe përgëzime në adresë të kryeministrit Sali Berisha për rekordin e notit të realizuar në Dhërmi. Sipas specialistëve këtë rekord e mbante vetë peshku Salmon. Po nejse, le ti kthehemi ujit.

Si mund të jetë katandisur kështu shqiptari? Pikërisht kur punët e qeverisë dhe shefit të saj po shkojnë ujë, këta frakullarët po ankohen për ujë.

Këshilli i Ministrave.org ka urdhëruar organet përkatëse të komunës së Frakullit që menjëherë në këto fshatra të dërgohen disa kamiona me ujë të gazuar.

Cmimi i bidonave do të jetë konkurrent me tregun e ujit të gazuar dhe do të ketë oferta : Merr 1 Paguaj 2.

Në fund të muajit gusht do të organizohet edhe një llotari, prandaj Këshilli i Ministrave.org rekomandon që të ruhen tapat e bidonave pasi me numrat që gjenden brenda tyre do të nshpallen mijëra fitues të cilëve do tu jepen karta identiteti dhe pasaporta biometrike, pa mbajtu rradhë.

Kjo llotari organizohet nga Këshilli i Ministrave.org dhe zhvillohet nën kujdesin personal të kryeministrit Berisha.

Deri në momentin e mbërritjes së ujit të bekuar dmth të gazuar, qeveria këshillon frakullarët që të lahen me sistemin e vjetër të kohës së xhaxhit Enver "1 herë në jave - Të Shtunave". Dy herë në jave do të ishte edhe me mirë. Ndërsa për të pirë le të konsumojnë birra nga ato ku ftohet të marrë pjesë në inagurim kryeministri.

Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Maturantët shqiptare festojnë ditën e fundit të shkollës me miell dhe vezë.

E-mail Print PDF

Dita e fundit e shkollës ka nxjerrë në pah gëzimin e papërmbajtur të maturantëve shqiptarë të cilët ka bërë si traditë feste një mënyrë të pazakontë, duke kaluar nëpër rrugët e qyteteve duke lozur me miell dhe vezë.

Edhe pse të rriturit nuk e kanë pëlqyer këtë lojë me produkte ushqimore, shumë shpejt të gjithë qytetarët që goditeshin nga mielli i maturantëve reagonin duke kaluar në ekstazë dhe hare.

Ishte e cuditshme të shihje se si pleqtë 70 vjecarë bënin vertikalen ose rrotulloheshin nëpër lulishte me kollotumba.

Kjo ka shtyrë policinë të analizojë miellin e maturantëve. Rezultatet ishin të papritura. Ky lloj mielli e kishte origjinën nga disa “fusha me gjethe jeshile” të kultivuar në jug të Shqipërisë. Ky lloj mielli kushtonte shumë më shtrenjtë se sa mielli i bukës apo i byrekut. Madje me këtë miell nuk bëhej bukë fare.

Dyshimi se ky miell cudibërës mund të ishte drogë bëri që policia anti-drogë të pregatitej të niste arrestimet në masë me motivin e posedimit dhe shpërdorimit të drogës.

Por një nga policët sqaroi shefat e tij se tashmë ishte vonë sepse me miell ishte përlyer gjithë qyteti dhe nuk mund të arrestoheshin disa qindra-mijëra qytetarë pasi nuk kishte aq shumë vende as në rajon e as në burg.

Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Furtuna e shkaktuar nga opozita lë Kukësin dhe Tropojën pa drita

E-mail Print PDF

Kriza politike po sjell pasoja në të gjithë vendin pasi eksponentë të opozitës kanë arritur të shkaktojnë një furtunë në zonat e veriut me synimin për të lëkundur si pemë besimin e tyre ndaj kryeministrit Berisha dhe qeverisë.

Furtuna e organizuar nga deputetët e opozitës ka dëmtuar rrjetin elektrik duke lënë pa drita zonat rreth qytetit të Kukësit dhe Tropojës.
Kryeministri Berisha u ka dërguar sms me iSAL të gjithë banorëve të Kukësit dhe Tropojës ku u ka premtuar se situata emergjente do të jetë prioritare për qeverinë dhe se do të marrë zgjidhje brenda vitit 2010.

Bashkë me mesazhin, Berisha u dërgoi edhe foton e tij që banorët e zonave të veriut ta printojnë dhe varin në cdo dhomë pasi kryeministri ynë konsiderohet si fanar ndricues i shqipëtarëve drejt ëndrrës europiane drejt liberalizimit të vizave dhe dritave.

Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Deputetja Bulku: Rama, nxirr nuset nga shtetrrethimi

E-mail Print PDF

Vajza e vetme e Teto Ollgës, zonja Meli Raymonda Bulku që njihet si aktiviste e të drejtave të grave që nga filmi “Nusja dhe Shtetrethimi” ku ajo ishte në rolin e një nuseje luftonte për demokraci, ka bërë një deklaratë për mediat e pavarura dhe të ndërvarura.

Deklarata e Raymondës i drejtohej kreut të opozitës Edvin Ramës në lidhje me grevën e urisë që po zhvillohet në cadrat e ngritura para zyrave të Keshillit të Ministrave.org, ku mes burrave paska edhe gra.

Bulku i cili i ka bërë thirrje Ramës që ti largojë gratë nga greva pasi prania e tyre aty po shkakton trauma psikologjike tek femijët e grave të PD, të cilët rrinë para ekraneve të televizorit dhe nuk shohin më Bang Bang apo Junior Tv por vetëm Greva TV.
“Nxirr nuset nga shtetrrethimi” ka qenë thirrja e Raymondës drejtuar Ramës.

Bëhet e ditur se pas kësaj deklarate Rama ka urdhëruar Komitetin Drejtues të e Grevës të kontrollojnë gratë pjesëmarrëse në grevë për të zbuluar se cila prej tyre ishte nuse që kishte braktisur burrin në altar për tu futur në grevë.

Pas kontrollit ka rezultuar se gratë e kishin kaluar stadin e nuseve me kohë e vakt dhe tashmë ishin edhe me fëmijë.

Me një sms të shkurtër Rama i ka dërguar Raymondës një mesazh ku i shkruante se nuk kemi fare nuse në greva por rrotull cadrave mund të gjesh punonjës qeverie që nusërojnë por kjo nuk ishte në varësinë e tij.

Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Pasi merr 5 milionë SAL, një i dëmshpërblyer ndan gëzimin e tij me komshinjtë

E-mail Print PDF

Kjo mrekulli e denjë për librin e rekordeve Guinness ka ndodhur në komunën Bërdicë të Shkodrës, ku një qytetar i këtij fshati pasi ka marrë dëmshpërblimin nga qeveria për dëmet e përmbytjeve të katastrofave natyrore ka dashur ta ndajë këtë gëzim historik me bashkëbanorët e tjerë.

Me vendim të Këshillit të Ministrave.org, Lush Ndoci pasi mori plot 5 mijë lekë të reja, ose e thënë ndryshe 5 milionë Sal të thata, nuk ka vonuar të organizojë një banket ku ka ftuar të gjithë ministrat e qeverisë, kryeministrin dhe kryekuvendaren por meqë ata ishin të zënë me punë, atëherë Lushi ftoi të gjithë komshinjtë e tij.

Në fjalën e hapjes së ceremonisë, i dëmshpërbyeri ka falenderuar në distancë qeverinë e kryeministrit Berisha për shumën e marrë.

Nuk e prisja dhe nuk po u besoja syve kur mi dhanë në dorë, u shpreh Lushi të cilit i ngordhën nja 10 dele, ca pula, një kalë dhe një qen që po ngordhte nga mërzitja.

I kontaktuar nga Keshilli i Ministrave.org, Lushi bëri të ditur se tani ai mund ti zëvendësonte humbjet me fare pak para, pasi seicilën kafshë të mbytur mund ta blente vetëm për 1 euro, pa TVSH. Por tashmë me xhepin plot ai kishte plane më të mëdha.

Shumë shpejt do ta braktiste punën si blegtor pasi do të hapte një fondacion për të dëmshpërblyer dëmet e tërmetit në Haiti dhe ato të vullkanit në Islandë.   

Në fund të banketit, i dëmshpërbyeri ka shpërndarë karamele duke respektuar një ritual pagan drejtuar perëndive të bollëkut për të patur më shumë shi, ujë, prodhim dhe përmbytje natyrore.

Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Page 5 of 7

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...

Results