Lajme te fresketa:

Sociale


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Arratiset një i dënuar nga burgu 313. Policia publikon dy hipoteza të ngjarjes

E-mail Print PDF

I dënuar për vjedhjen e filialit të një banke në Tiranë, shtetasi Ajet Marku vuante dënimin e tij në të njohurin burg të 313.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur të burgosurit kishin orarin e ajrimit dhe Ajeti ka mundur të ngjisë muret e burgut dhe të largohet pa u kapur dot nga rojet.

Menjeherë kanë filluar hetimet dhe pasi u morën në pyetje dëshmitarët inspektorët kanë arritur ta përmbledhin ngjarjen në dy versione.

Versioni 1

Ajeti ka dëgjuar lajmet se Shkodra dhe disa fshatra janë përmbytur për të disatën herë. Disa shokë kanë bërë shaka duke i thënë se po të vazhdojë kështu sic e kanë nisur edhe Tirana do të përmbytet.

Ajeti duke e patur qelinë në katin e parë, i tmerruar ka kapërcyer murin e lartë dhe hajde gjeje se ku e ka mbajtur vrapin. Policia e bazuar mbi këtë hipotezë po kërkon të dënuarin në majë të pemëve, shtyllave dmth në cdo lartësi ku nuk arrin uji.

Versioni 2

Ajeti ka dëgjuar fjalën e kryeministrit Sali Berisha të mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.org ku ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Edvin Ramën për përdhosjen që i bëri festës së flamurit.

Ajetit i janë errur sytë dhe i mbushur me urrejtje për tradhëtarin e kombit dhe i ka bërë thirrje dyshes kryeministrore historike siameze Berisha-Thaci që të mbronin nderin e atdheut.

Pasi nuk ka marrë përgjigje, ai ka kapërcyer murin dhe është nisur drejt bashkisë për të kapur për zhelesh autorin e përdhosjes dhe të vinte në vend nderin e kombit.

Sipas policisë, ky është versioni më i besueshëm, pasi për nder e komb shqiptari të bën gjëmën dhe nuk ka burg ta mbajë.

Ndërkohë janë marrë në pyetje edhe rojet që kanë qenë në shërbim në atë moment dhe u është kërkuar pse nuk kanë arritur të ndalojnë të dënuarin.

Rojet janë përgjigjur se si punonjës të një qeveri me duar të pastra, ata nuk mund ti fëlliqnin dockat e tyre duke prekur një të dënuar të përlyer në krim.

Hetimet vazhdojnë


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Zbulohen profecitë e Shën Doktorit për përmbytjet. Berisha: Edvin Rama përdhosi festat e shenjta të Nëntorit dhe ka zemëruar Zotat

E-mail Print PDF

Shkodra, Oboti, Dajci edhe shumë fshatra e komuna në veri të Shqipërisë vazhdojnë të zgjerojnë hartën e zonave që ndodhen nën ujërat e dala nga lumejtë apo nga liqenet.

Kryeministri Berisha në një mbledhje qeverie ka bërë të ditur shkakun e këtyre përmbytjeve. Prej shumë kohësh Këshilli i Ministrave.org po studion me kujdes profecitë e Shën Doktorit një doktor historik siamez që ka jetuar në vitet 2010 P.S. (para Saliut).

Falë ndihmës së pakursyer të prof.dr.kriptolog Sali Berishës, stërnip i Shën Doktorit u bë e mundur transkriptimi me sukses i profecive të tij ku është zbuluar se këto fatkeqësi natyrore ishin të parashikuara.

Në librin e profecive, faqe 55 shkruhet:

Këmbëgjati i kuq do të përdhosë festën e shenjtë

Tempulli blu do të mbulohet me turp

Andaj, lotët tanë do të mbulojnë Shqipristanin

Deri sa Këmbëgjati të gjunëzohet


E përkthyer nga doktorrishtja në shqip do të thotë:

Edvin Rama nuk zbukuroi qytetin dhe prishi festën

Tirana blu e kryeministrit historik siamez Berisha mbeti në mëshirë të fatit

Do përmbys Shkodra, Oboti, Dajci e ctë më dalë përpara

O të japë dorëheqjen Rama ose do të përmbys Ballkanin

Përndryshe do besoj se je i tredhur [VIDEO]

Ky mallkim hyn në fuqi menjëherë

Pra shihet qartë se Edvin Rama duke mos zbukuruar Tiranën me rastin e festave ka zemëruar perënditë, zotat të cilët e bekuan Shqipërinë me anëtarësim në NATO, rritje rrogash, pensionesh dhe liberalizim vizash.

Kryeministri Berisha i kërkon Edvin Ramës të japë dorëheqjen pasi Shën Doktori ka parashikuar se Shqipëria do të ketë jo vetëm përmbytje por nëse Rama mbetet në krye të bashkisë, shumë shpejt do të jkemi edhe epidemi kolere, malarje, etj.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Lind fëmija i parë pas heqjes së vizave. Prindërit: Djalin do ta quajmë Liberalizim

E-mail Print PDF

Vendimi i Bashkimit Europian për heqjen e vizave për Bosnjën dhe Shqipërinë mbushi me gëzim zemrat e shqiptarëve kudo në botë.

Atmosfera e festës mbërriti deri në sallat e lindjes së maternitetit “Fëmija i Demokracisë” ku u regjistrua edhe ardhja në jetë e fëmijës së parë pas liberalizimit të vizave.

Dilenver Hoxha dhe Pirhamide Mermeri, dy prindërit e vogëlushit deklaruan se janë të lumtur që lindja e djalit përkoi me këtë ditë të madhe dhe ja dedikuan lindjen reformave të krevatit.


Mjekët u shprehen se procesi i lindjes ishte konform kërkesave dhe standarteve europiane dhe gruaja ishte treguar mjaft e hapur me ta.

Interesante ishin edhe variantet që kishin menduar prinderit për emrin e vogëlushit.

Dilenver Hoxha dëshironte që femija të mbante një nga këta emra: NATO, OSCE ose DORIS. Ndërsa Pirhamide Mermeri dëshironte që tja vendoste Pension, Inflacion, Korrupsion.

Në lokalin “Aligatorili” pranë maternitetit me inciativën e mamisë që priti fëmijën u shtrua një darkë pune, ku të dy palët negociatore vendosën të linin mënjanë mosmarrveshjet martesore dhe të mendonin për kauzën e përbashkët.

Si rezultat fëmijës ju vu emri Liberalizim, shkurt Zimi për të përkujtuar këtë ditë të madhe për kombin tonë dhe atë të Bosnjës.

Kryeministri Berisha menjëherë ka dërguar telegram urimi për të kërkuar ndjesë që nuk ishte i pranishëm për të prerë kordonin e inagurimit por premtoi se do të shkonte të vizitonte Zimin e vogël sa më shpejt të ishte e mundur.

Zimi solli një gëzim të vecantë familjar pasi e ëma Pirhamideja kishte dështuar në lindjen e një tjetër fëmijë, të cilin kishin menduar ta quanin Status.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Berisha qorton SHISH: Pse nuk u informova në kohë për dasmën e Ramës?

E-mail Print PDF

Lajmin se kryetari i opozitës po martohet, kryeministri Berisha e mori vesh nga mediat dhe jo nga Shërbimi Informativ i Shefit i cili ka si prioritet kryesor të raportojë pranë Këshillit të Ministrave.org cdo aktivitet të Edvin Ramës.


I kapur gafil, për herë të parë në jetën e tij politike historike siameze, kryeministri Berisha para gazetarëve mundi vetëm të uronte kryebashkiakun për martesën.

Sapo ka hipur në makinë Berisha ka urdhëruar shoferin të zbatojë nismën “Makina po Xhiron” drejt zyrës dhe me një sms të shkurtër të lëshuar nga ëndrra 30 vjecare iSAL ka thirrur menjëherë për raport kreun e SHISH, Bahri Shaqirin.

Një kopje të sms ja ka dërguar edhe ministrave të cilët kanë xhiruar këmbët për të qënë prezent në sallë para se të mbërrinte shefi dhe ende pa u mbushur me frymë kanë ndezur laptopët.

Berisha sapo mbërriti në sallën e Këshillit të Ministrave.org u tha ministrave të fiknin laptopët se nuk u duheshin për këtë mbledhje dhe sapo u ul në vendin e tij dhe ju drejtua Bahriut.

“Ore ti Shaqo, si ka mundësi që ti të mos kishe asnjë informacion mbi martesën e Edvinit?” pyeti Berisha, “a ju kam porositun që ta ndiqni Edvin Ramën hap pas hapi?”

Bahriu i shpjegoi se rasti i Edvin Ramës është detyra më e vështirë që ka patur SHISH në përgjimin e opozitës dhe krerëve të saj që nga viti 1991.

Kjo për faktin se Edi Rama duke qenë fizikisht i gjatë, rrjedhimisht edhe hapin e ka të gjatë. Gjithashtu pas shkurtimeve në fonde, në SHISH janë punësuar agjentë shtatshkurtër ose shtatanikë dhe për këtë motiv zbatimi i operacionit të koduar “Hap Pas Hapi” nuk ka dhënë rezultat.

“Dikur të ndiqje Fatos Nanon ishte më kollaj, pasi ai ishte i vogël nga shtati prandaj lëvizjet e tij kontrolloheshin më shpesh” u shpreh Bahriu “ndërsa me “Gjatoshin” (emri në kod i Edvinit) nuk është e lehtë”.

Berisha u mendua pak dhe ju kthye bash ministrit Lul Basha.

“Po ti mor gallof, që më je plot 2 metra e kusur pa t.v.sh, pse nuk ke ditur asgjë për këtë martesë?!!

I gjatë sa Rama je. Lekë më shumë se ai ke. Cfarë të mungon? Si do ja zësh vendin atij në bashki kur nuk je fare në dijeni për aktivitetin e tij privat dhe familjar” e pyeti kryeministri.

Ministri Luli u zu ngushtë dhe premtoi se do të zbulonte më shumë informacion për këtë ngjarje dhe se do ta lante gabimin me punë.

Berisha u sqaroi "cunave" se kjo martesë prishte cdo plan që kishte pregatitur për zgjedhjet e ardhshme për kreun e bashkisë.

Ndaj për ta kthyer martesën e Ramës në favor të mazhorancës kryeministri Berisha u kërkoi ministrave të siguronin më shumë informacion dhe u ndau detyrat e javës për cdo ministër:

Detyrë Shtëpie

Lulzim Basha : Të zbulojë lokalin ku do bëhet dasma, planimetrinë, hartën e rrugëve dhe të informojë Ridi Boden, dhe të sigurojë listën të ftuarve dhe të informojë Ilir Metën.

Ilir Meta: Të bëjë lobing tek të ftuarit opozitarë që ata të bojkotojnë procesin dasmor. Gjithashtu të ketë në patronazh lokalin që natën e dasmës të mos ketë drita. Ditën të ketë sa më shumë shi dhe furtunë.

- Genc Ruli: Të gjejë kontatën e shitjes së lokalit, cmimin për metra katror dhe cilët janë ish-pronarët e truallit.

- Ridvan Bode: Në bazë të informacioneve për lokalin, të dërgojë tatimorët dhe të “rregullohen”  dokumentat e tij në QKR. Pronari i lokalit duhet të dalë mafioz.

- Jar Nishani: Të gjejë nëse nusja ka patur precedentë penalë. Nëse jo, ti krijohen dhe ti hapet një dosje nuses dhe familjarëve të tjerë.

- Petrit Vasili: Të dalë në konferencë për mediat dhe të informojë të ftuarit e dasmës lidhur mbi virozat e stinës dhe rrezikshmërinë e infektimit nga gripi të njerëzve kur mblidhen në turma më shumë se pesë veta.

Majlinda Bregu: Të hapë fjalë se martesa e Ramës është parë me sy të keq dhe se nusja sjell ters. Të gjejë disa magjistrica dhe fallxhore që të bëjnë magji të zezë dhe blu papushim 24 orë.

- Kol Olldashi: Të organizojë bllokimin e trafikut në rrugët e mundshme nga mund të kalojë makina e dhëndrrit dhe të urdhërojë cdo polic që ti vendosë gjobë dhe ti bllokohet rrota. Më pas makina me gjithë dhëndërr e nuse brenda të merren me karrotrec.

- Fatmir Mediu: Të deklarojë në media dhe në shtypin e pavarur se lokali ku do të bëhet dasma është zonë e rrezikshme demontimi municionesh dhe nga moment mund të shpërthejë aksidentalisht ndonjë bumje.

- Ferdinand Xhaferri: Të nisë gërmimet mu tek dera e lokalit ku do të bëhet dasma me pretendimin se aty ndodhen eshtrat e Ismail Qemalit dhe statujat e dy - tre perandorëve romakë. Gërmimet të vazhdojnë pa ndalim derisa në një urdhër të dytë.

-Këto detyra hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit në iSAL

Shënim :

Mos zbatimi i tyre në afatin dhe në masën e kërkuar, ndëshkohet me heqje nga puna dhe pezullim të koncesioneve përkatëse.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Fajon: Sqaroni popullin mbi afatin 90 ditor të vizave. Berisha: Tani që e bëra Shqipërinë parajsë, shqiptarët nuk rrinë në Evropë as 9 minuta

E-mail Print PDF

Kryeministri Berisha ka mbledhur deputetët blu tek salla e grumbullimit të grupit parlamentar të PD dhe u ka përcjellë mesazhin e eurodeputetes Tanja Fajon lidhur sensibilizimin mbarë popullor lidhur me liberalizimin e vizave dhe afateve të tyre.

Berisha u bëri të ditur deputetëve se popullit shqiptar po i realizohet endrra shekullore që nga periudha e Skënderbeut. Sic dihet heroi ynë kombëtar, Kastrioti si kryetar i grupit parlamentar të mazhorancës në Kuvendin e Lezhës kërkoi liberalizimin e vizave të Arbërisë me Venedikun. Por nuk pati sukses, sepse Skënderbeu nuk zotëronte aftësitë e mjerkullueshme të kryekomandantit Berisha i cili brenda 20 vitesh ja doli ta nxjerrë Shqipërinë nga izolimi.

Ndërsa sot, vetëm falë energjisë së tij të hekurt, ja doli mbanë krejt i vetëm, tu dhurojë shqiptarëve ëndrrën historike siameze.

Kryeministri Berisha u tha deputetëve se liberalizimi i vizave po realizohet në një kohë të panevojshme për Shqipërinë. Sepse tani që e bëra parajsë fiskale, termale, hidrocentrale, cili shqiptar do të dëshirojë të largohet. Të jesh milioner dhe të shkosh për punë jashtë shtetit, është e pa konceptueshme.

Por Fajon insiston që tu themi popullit që të mos rrinë më shumë se 90 ditë, u shpreh Berisha. Sepse ajo nuk e ka parë ende Shqipërinë dhe nuk e di që votuesit e mi nuk duan të rrijnë as 9 minuta në Europë sepse unë ua kam futur Europën në shtëpi. Unë i pasurova shqiptarët, ndërsa këta kanë hall se mosh shkojnë për azil politik.

E gjithë Shqipëria është bërë blu. Cili qenka ky që nuk pranon sistemin tim politik dhe do të kërkojë azil politik? Apo të kërkojë ndihmë ekonomike?

Shqiptarët edhe asistencën sociale për tu zbavitur e harxhojnë nëpër kazino e skedina.


Europa ta dijë mirë se nëse shqiptarët do të vërshojnë si lumë e do të pëmbysin Europën, këtë do ta bëjnë vetëm për të sensibilizuar europianët qëtë svizitojnë Shqipërinë dhe të punojnë këtu dhe të marrin një copë rrogë.

Le që kur Fajon të marrë vesh se sa i kam rritur rrogat, do ti bjerë të fikët. Madje do të dojë të vijë dhe të jetojnë në Shqipëri.

Përfitoj nga rasti, ftoj eurodeputeten Fajon që të vijë në lagjen time, dmth në Shqipëri dhe me shumë dëshirë e ftoj ti bashkohet grupit tim parlamentar.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Page 4 of 7


Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results