Lajme te fresketa:

Sociale


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Vasili: Shqipëria në rrezik nga virusi i Priftit të Derrit. Të infektuarve u duket sikur kryeministri ofendon apo sikur Meta bën pazare

E-mail Print PDF

Ministri ende i Shëndetshëm Petrit Vasili ka bërë të ditur se shqiptarët falë masave të qeverisë ja dolën të mos-prekeshin nga virusi i tmerrshëm i Gripit të Derrit. Ky ishte një sukses historik i kryeministrit Berisha i cili falë përvojës së tij të lashtë si doktor dhe përkushtimit personal shpëtoi miliona shqipëtarë.

Ndërkohë specialistët e kabinetit të Vasilit shprehen se vërtet i shpëtuan Gripit të Derrit por janë në alarm nga një virus i ri i quajtur Prifti i Derrit, i cili ka veti të reja pasi përvec pasojave vdekjeprurëse ai shkakton edhe halucinacione të shumëllojshme.

Sipas ministrit Vasili personat e prekur nga Prifti i Derrit shikojnë ngjarje të pandodhura dhe dëgjojnë fjalë të pa thëna.

Ky virus përhapet me anë të medias, televizionit, shtypit të pashtypur, fjalëve nëpër kafene, etj.

Deri tani evidentohen rreth 3.5 milionë shqiptarë të prekur nga Prifti i Derrit të cilët gjatë seancave diagnostikuese u duket sikur kanë parë shpërthime në Gërdec, përmbytje në Shkodër apo abuzime me rrugë kombi.

Nuk kanë qenë të paktë edhe të sëmurët që u duket sikur shohin video me ish-zv/kryeministrin Ilir Meta sikur ai po merrej me pazare hidrocentralesh.

Të tjerë pacientë që janë prekur nga sindroma e bllokut, u duket sikur shohin kudo zyrtarë që nxjerrin blloqe nga xhepat e xhaketave.

Disa të sëmurë të tjerë thonë se kanë dëgjuar edhe shifra por se 7% apo 6.66% nuk janë të sigurtë.

Akoma më rëndë janë disa të sëmurë të tjerë nga virusi i Priftit të Derrit të cilët thonë se kanë parë dhe dëgjuar kryeministrin Berisha të shajë dhe të ofendojë kreun e opozitës.

Madje edhe partitë politike rrezikohen nga virusi i Priftit të Derrit pasi nga LSI mund ti bëjë gjërat Lesh e Li

Ministri Vasili deklaroi se do të merren të gjitha masat për futur në karantinë të gjithë të prekurit nga Prifti i Derrit dhe të mbahen aty larg kontaktit me mediat e infektuara deri sa të gjëndet vaksina e duhur anti-Prift.

Ky proces do të zgjasë deri në shërimin e plotë të shqiptarëve nga virusi i Priftit të Derrit.

Vasili ka garantuar se vetë kryeministri Sali Berisha jo vetëm që do të kujdeset personalisht dhe vetjakërisht që procesi i vaksinimit të shkojë deri në fund.

“Nuk ka lindur ende ai njeri që do të ndërpresë këtë proces edhe sikur të ngrihen nga varri etërit dhe gjyshërit” tha prof.dr. Sali rroftë Berisha.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Fushë Kruja hap zyrtarisht festimet e Vitit të Ri. Hidhet në erë një shtyllë e tensionit të lartë

E-mail Print PDF

Një shpërthim surprizë në Fushë Krujë ka hedhur në erë një shtyllë të tensionit të lartë.

Pjesa më e madhe e banorëve nuk kanë qenë në dijeni se këto bumje janë pjesë e festave të fundvitit dhe Fushë Kruja kishte fituar kandidaturën për të qenë vendi i parë mikpritës i festave olimpike të Vitit të Ri.

Organizatorë anonimë kanë mundësuar që shtylla të hidhet në erë jo me fishekzjarr por me tritolzjarr.

Shpërthimi i fuqishëm është dëgjuar edhe në Mamurras e Vorë.

Forcat të shumta policore dhe ekspertë të KESH kanë arritur të sqarojnë banorët fushëkrujas se shpërthimi i zhurshmëm nuk kishte ndodhur në zonën argëtuese Gërdec Park.

Thuhet se festimi i Vitit të Ri duke përdorur tritol është një risi trendy për shqiptarët dhe ka gjasa që të hyjë në modë shumë shpejt duke zëvendësuar fishekzjarret.

Policia shprehet e shqetësuar për këtë ngjarje pasi organizatorët e shpërthimit mund të kenë dëgjuar për një Piramidë në Tiranë që pritet të shembet dhe mund të improvizojnë dicka të bukur natën e ndërrimit të viteve.

Për këtë arësye policia është vënë në kërkim të menaxherëve të spektaklit për ti ndaluar para se ata të performojnë shfaqje live tek Piramida.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Publikohen foto të Berishës me djalin e diktatorit. Këshilli i Ministrave.org rrëfen përpjekjet e kryeministrit për të sjellë demokracinë që në 1980

E-mail Print PDF

Dy ditë më parë në emisionin investigativ Fiks Fare u publikuan dy foto ku shihej kryeministri ynë Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liria duke kaluar pushimet me familjen e Sokol Hoxhës, djali i diktatorit Enver Hoxha.


Ashtu sic pritej, shumë gazeta llapakeqe i interpretuan këto foto sikur kryeministri ynë Sali Berisha paska qenë mik i familjes Hoxhës dmth i bllokmenëve.

Këshilli i Ministrave.org së pari dëshiron të sqarojë se ekzistenca e këtyre fotove nuk është mohuar ndonjëherë nga kryeministri Berisha. Thjesht askush nuk e kishte pyetur më parë. Prandaj publikimi i tyre nuk është ndonjë paparacllëk gazetarucësh.

Populli që pa këto foto historike duhet ta dijë se Sali Berisha nuk i linte rehat pinjollët e familjes së diktatorit, nuk u ndahej kudo në mal, fushë apo det dhe u fliste papushim për reformat, integrimin e Shqipërisë në Europë dhe shkëputjen nga Bashkimin Sovjetik, etj.


Kudo që të ndodheshin, duke u ngrohur pranë zjarrit të vatrës apo duke bërë xhiro me varkë në liqen, prof.dr.Berisha u mbante fjalime “miqve” të tij mbi rëndësinë e anëtarësimit në NATO dhe liberalizimit të vizave.

Në Drilon, në vilat e Dhërmiut apo të Durrësit, në rezidencën e tyre në malin e Dajtit, e ndiqte familjen Hoxha dr.Berisha i cili përpiqej tu tregonte se sa i rrezikshëm ishte për shqiptarët Edvin Rama.

Por përpjekjet e Berishës ranë në vesh të shurdhër në atë kohë.

Ishin vitet ’80. Sali Berisha harxhoi 10 vjet nga jeta e tij për të hartuar planin për shpëtimin e Shqipërisë

Dhe në fillim të viteve ‘90, prof.dr.arkitekt.arkeolog.Sali Berisha e mori vetë drejtimin e varkës së kombit dhe udhëhoqi popullin drejt demokracisë biometrike siameze.

Populli ynë do ti jetë gjithmonë mirënjohës birit të saj Berishës që luftoi pa ndalim me birin e diktatorit dhe bllokmenët.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

OECD: Shqiptarët të fundit në Europë për arsim. Urdhër i kryeministrit: Të testohen të gjithë nxënësit

E-mail Print PDF

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka publikuar një studim të quajtur “Programi për vlerësimin ndërkombëtar të studentëve” dhe na e nxjerr Shqipërinë të fundit në Europë për arsim.

Jo vetëm kaq por nga krahasimi ne qenkemi më keq sesa disa vende të prapambetura të Azisë dhe Afrikës.

Këshilli i Ministrave.org shpreh reagimin e tij ndaj këtij studimi të OECD e cila me këtë publikim i ka bërë një atentat arritjeve të qeverisë në fushën e arsimit pasi nën udhëheqjen e kryeministrit Sali Berisha vendi ynë Shqipëria është vendi i parë në botë që ka zhdukur analfabetizmin dhe mushkonjat anafele.

Menjëherë Këshilli i Ministrave.org ka urdhëruar ministrin Myqerem Tafaj që duke nisur nga femijët e kopshteve, nxënësit e shkollave fillore, maturantët dhe studentët tu nënshtrohen testimeve në shkrim, lexim dhe matematikë.

Sipas rezultateve paraprake të pa kontestuara doli se nxënësit në të gjitha shkollat e Shqipërisë dinë të shkruajnë pa asnjë gabim drejtshkrimor fjalët “Rroftë Sali Berisha”, “Shqipëria në NATO”, “Shqipëria pa Viza” si edhe fjalët “Poshtë Edi Rama”, etj.

Në vëzhgimet që u kryen në mitingjet me nxënës shkollash ku është i pranishëm ishte  kryeministri Berisha u vu re se të gjitha tabelat “Faleminderit z.Kryeministër” që mbanin nxënësit në dorë ishin pozicion të lexueshëm. Nëse nxënësit tanë do të ishin injorantë sic thotë studimi i OECD, tabelat do të ishin mbrapsht apo me gabime.

Cdo nxënës apo student shqiptar dinte përmendësh këngën “Shqipëria po Ndryshon”

Në testet matematikore nxënësit dëshmuan aftësi gjeniale pasi të gjithë ishin mjaft të informuar për cdo rekord sportiv të kryeministrit tonë në vite. Ata njihnin cdo arritje të qeverisë, ngritjet e rrogave, pensioneve, uljet e krimeve dhe aksidenteve. Disa nxënës dinin edhe lartësinë ekzakte se sa ishte ulur uji i përmbytjeve në Shkodër.

Ministri Myqerem Tafaj i ka paraqitur kryeministrit Berisha rezultatet përfundimtare dhe të shkëlqyera të testimeve të nxënësve shqiptare. Kolegu i Tafaj, ministri Ferdi Xhaferraj ka deklaruar se pasardhësit e Ismail Qemalit (që i gjetshin kockat rehat e ju kthefshin ne atdhe) janë dhe do të mbeten elita e studentëve europianë.

Kryeministri Berisha pasi pa me vëmendje rezultatet tha “Dhiz iz a mirakllë” dhe urdhëroi menjëherë që nxënësve dhe studentëve me nota më të mira tu jepet karta e identitetit apo pashaporta biometrike jashtë rradhës.

Në përfundim të mbledhjes Këshilli i Ministrave.org vendosi të dërgojë një notë proteste për OECD ku kjo e fundit të publikonte edhe njëherë studimin por me korrigjimet e duhura.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Berisha: Zonat e përmbytura nuk do të paguajnë ujë e drita për muajt nëntor-dhjetor. Është dhurata e qeverisë për Vitin e Ri.

E-mail Print PDF

Situata në Shkodër dhe zonat përreth po shkon drejt përmirësimit. Rreshjet kanë pushuar dhe kjo ka sjellë uljen e prurjeve në digat e hidrocentraleve dhe liqenet.

Banorëve të përmbytur u ndodhet pranë i gjithë kabineti qeveritar dhe padyshim nuk mungon kryeministri historik siamez prof.dr Sali rroftë Berisha i cili me cizme në këmbë ka përveshur mëngët dhe ashtu si vitin e kaluar, ka dhënë ndihmën e parë në heqjen e ujit me kova.

Këshilli i Ministrave.org konfirmon zyrtarisht se ndër banorët e evakuar deri tani kanë aplikuar me sukses nismën e kryeministrit “Një banor – Një batanije”.

Familjet që nuk kanë pranuar të braktisin shtëpitë, u është dhënë leje të sistemohen mbi catitë e banesave dhe disa të tjerëve pasi kanë dëshmuar aftësitë e tyre akrobatike, u është lejuar të rrinë mbi degët e pemëve.

Ndërkohë trafiku i transportit me varka po kthehet në problem për komunitetin pasi shumë shkodranë gangsterë po i parkojnë varkat X5 mbi trotuare.

Ministrat Lul Basha dhe Kol Olldashi kanë paralajmëruar banorët se do të aplikohen gjoba të rënda dhe se në rast përsëritjeje kundravajtësve do tu hiqen patentat dhe lejet e peshkimit.

Ministri Bode ka sqaruar banorët që në cdo rast rritje artificiale të cmimit të bukës nga matrapazët të denoncohet në autoritetet përkatëse por në asnjë rast të mos lënë pa marrë kuponin tatimor të tvsh.

Varkat Shqiponja patrullojnë vazhdimisht duke ruajtur qetësinë e ujërave territorialë midis lagjeve.

Gjithsesi kjo situatë do të zgjasë fare pak pasi ndihmat e NATO-s janë në të ardhur.

Kryeministri Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.org theksoi se përmbytjet natyrore të këtij viti ishin tërësisht biometrike dhe se Shqipërinë tashmë e kanë zili shumë shtete të Azisë.

Në përfundim të mbledhjes Berisha foli edhe për një hipotezë pa autor se banorëve të Shkodrës meqënëse kanë patur ujë pa hesap këto muaj, do tu faturohej cdo litër nga Ujësjellësi.

“Asnjë banor nuk do të paguajë drita dhe ujë për muajt Nëntor-Dhjetor. Këtë nuk e luan as  Topi, edhe sikur të ngjallet Enver Hoxha (rahmet pastë). Kjo do të jetë dhurata e qeverisë time me rastin e Vitit të Ri” deklaroi kryeministri Berisha.

Sic është bërë traditë, Berisha u shpreh se rrogën e tij do ta dhuronte si kontribut vullnetar për të përmbyturit.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Page 3 of 7


Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results