Basha dërgon sms urimi qytetarëve. Berisha: Nuk ka asgjë të keqe ti urosh tjetrit ditëlindjen apo synetllikun

Print

Posto ne Facebook

Përgjatë ditëve të fushatës, kandidati i kryeministrit për kryetar bashkie të Tiranës Lul Basha po dërgon sms qytetarëve të ndryshëm duke u uruar ditëlindjet, festa familjare, përvjetore, synetllëqe, etj.

Kryeministri Berisha është pyetur gjatë një interviste për këto mesazhet e urimi si ka arritur Lul Basha të posedojë këta numra që supozohet se janë të dhëna përsonale dhe përdorimi i paautorizuar quhet shkelje e privatësisë.

Berisha është përgjigjur se kjo nuk është shkelje e privatësisë pasi Basha ka 100 mijë fansa në SaliBook dhe falë tij Këshilli i Ministrave.org ka mundur të gjejë numrat e telefonit, adresat e emailit, numrat e këmbëve, datat e fejesave, martesave, etj.

Pyetjes se si u gjetën numrat e celularëve të grave apo pleqve që nuk kanë SaliBook, kryeministri Berisha ju përgjigj duke e quajtur të pasaktë pasi falë nismës “Shqipëria në Moshën e Internetit” cdo qytetar posedon një llogari në SaliBook, madje edhe foshnjat që priten të lindin, prindërit u rezervojnë një akkount në SaliBook.

“Nuk ka asgjë të keqe tu urosh të tjerëve ditëlindjen apo synetllikun” deklaroi Berisha duke shtuar se zgjedhjet e Majit janë cështje e gjithë popullit dhe nuk mund të themi “e imja apo e jotja”.

“Cdo gjë e Popullit i përket edhe Pushtetit Popullor” shtoi kryeministri.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]