Komplimenti i mikut te kryeministrit Berisha, Silvio Kavalier Berluskonit nuk ka patur efektin e duhur nga audienca femerore shqiptare.
Kjo gje ka habitur te gjithe faktorin politik dhe social te cilet nuk kane arritur te besojne se femrat shqiptare qenka kaq injorante sa te mos kuptojne nje kompliment ndaj femrave.
Dhe jo nje kompliment cfaredo, disodo e dokudo por nga vete miku i kryeministrit Berisha. [VIDEO]
Ky i fundit, pasi ka sqaruar anetaret e Keshillit te Ministrave.org qe keta te sqarojne te tjeret, ka dale para grupit te vet parlamentar dhe ka bere te ditura detajet e komplimentit alla Berluskoni.
Miku im ma i mire (pervec vetes) Berlushkoni kishte para vetes tre gazetare plot sharm el sheik. Kur i shihje ato femra me sharm te hapur, ato shale te mbyllura dhe jo te hapura sic i kerkon opozita, jo Berluskoni por edhe une gati gati harrova krizen politike.
Qeveria ime e ka si tradite qe ne prezence te personaliteteve te nderuara, te kete vetem sharm femeror. Edhe kur ka vajtur Ismail Qemali ne Vlore, nuk i nxorren perpara Bimbashin e Gjirokastres por marigone e bukur e cila kishte sharmin e nevojshem per te pritur nje personalitet.
Ne jemi popull i bukur dhe vete Berluskoni e ka vene re kete kur ne viziten e tij te fundit i beri nje kompliment kryekomandantes se parlamentit Jozit.
Por Jozi u mbajt si burrat dhe nuk e mori per keq nje kompliment aq fin per nje Jozefin. Ndersa tani ne kuadrin e integrimit te Shqiperise ne orgazmat, me falni ne organizmat europiane, me ne fund edhe femrat shqiptare por gjejne vend ne galaktiken berluskoniane te komplimentave ndaj bukurive te rralla per femrat e gjalla.
Si mund te lihet pa u komplimentuar bukuria e qeverise time, me sharmin e Jozit, floket e Majlindes, deklaratat e Erles, buzeqeshjen e Lulit dhe balluket e Palokes.
E pra ajo qe tha Berluskoni nuk ishte ofendim por nje kompliment, pra nje komplifendim dhe kjo nuk duhet ngaterruar me fjalen “fekondim”.
Une vete personalisht jam shume i habitur qe mediat dhe opinioni publik ka reaguar per ters per fjale te bukur nga goja e nje kryeministri.
Ndaj ne emer te te gjithe femrave shqiptare, une i kerkoj ndjese mikut tim per shqetesimin e shkaktuar dhe e mirepresim te vije ne Shqiperi.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments