Sic është njoftuar mbarë populli votues, kryeministri Berisha për inat të opozitës, tashmë gëzon shëndet të plotë. Ashtu si miku i tij Stiv Xhobs, edhe Berisha luftoi me përkushtim gjëndjen gripale. Dhe tani kryeministri gëzon shëndet si kokrra e mollës. Por jo si molla e Apple, pasi ajo është e kafshuar, ndërsa Berisha ndihet më i plotë se kurrë. 
Ata që i ndejtën pranë pohojnë se kryeministri thoshte shpesh se "Ay që shëroi Shqipërinë nga kriza dhe nuk mund të mposhtej nga një grip". Dhe ashtu ndodhi vërtet.
Shtabi i operacionit emergjent i koduar “Shërimi i Doktorit” i ngritur në ambjentet e Këshillit të Ministrave.org ndoqi nga afër procesin e shërimit deri në integrimin e plotë.
Në momentin kur sëmundja e gripit firmosi dorëheqjen, kryeministri Berisha u shërua dhe u ngrit në këmbë që njerëzit ta shihnin që ishte aty i tëri dhe i bëri.
Apple ka pasur probleme me iPhone 4. Facebook ka patur probleme me privatësinë. Ndërsa Berisha pati probleme me shëndetin. Kjo do të thotë që vetëm gjigandët kanë probleme.
Këshilli i Ministrave.org nisi përgatitjet për të organizuar një miting madhështor ku pjesëmarrja e konfirmuar ishte 3 milion e 76 mijë e 200 petrita lule që do të mbushnin sheshin.
Koli si Ministër i Transporteve mori përsipër transportin e popullit vullnetar rrogëtar. Pensionistët nuk pranuan të vinin me autobusa pasi pas rritjes së pensioneve, të gjithë kishin Hummer.
Bode dhe Ruli nisën të llogaritnin se sa milionë euro do të kushtonte mitingu. Kur dëgjoi fjalët “milion” dhe “euro” me ta u bashkua edhe Dritan Prifti.
Zv/kryeministri Meta u zotua të mbante peshën e rëndë të këtij angazhimi.
Këshilli i Ministrave.org bëri cdo gjë gati. U blenë të gjitha harxhet me gjithë fishekzjarre. Mbeti të caktohej vetëm data e lumturimit.
Kryeministri Berisha kur mori vesh surprizën, megjithse ju mbushën sytë me lot blu, hodhi poshtë projekt-mitingun. 
Berisha garantoi Këshillin e Ministrave.org se nuk kishte marrë asnjë telefonatë për të anulluar mitingun madhështor por nuk mund të lejonte shpenzimin e fondeve për mitingje, qofshin këto edhe madhështore.
Por shefi i qeverise lejoi që fishekzjarret e blera për të, të shkrepeshin për nder të pavarësisë së Kosovës.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments