Në një gazetë të përditshme shqiptare lexuesit u përballën me një skandal. Në faqen e parë të gazetës ishte publikuar një foto ku shihej Nënë Tereza duke u takuar me pjesëtarët e familjes së Enver Hoxhës.

Këshilli i Ministrave.org denoncon këtë mashtrim që ka si qëllim të zbehë madhështinë e kryeministrin tonë Sali Rroftë Berisha i cili është i vetmi që është takuar me humanitaren e madhe.
Nënë Tereza kishte vite që kishte dashur të vizitonte Shqipërinë por po priste momentin e duhur historik. Dhe momenti nuk vonoi : Sali Rroftë Berisha u shfaq si pëllumb i shkruar të shpëtonte mëmëdhenë.
Kjo ishte vërtet arësye madhore për të vizituar atdheun dhe Atin e Dheut.
Sipas motrave të misionit të Nënë Terezës, humanitarja nuk ka takuar askënd përvec humanitarit Sali Rroftë Berisha. Kjo shihet qartë edhe në ditarin e Nënë Terezës ku nuk flitet për askënd tjetër vecse Sali Rroftë Berishës.
Të mos harrojmë se vetëm nën kujdesin e tij vetjak dhe personal u zhvilluan në Shqipëri dhe në Botë aktivitetet për nder të 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.
Prandaj fotoja në fjalë është vetëm një fotomontazh i sajuar nga forcat e errëta të opozitës.
Ekspertët e Shërbimit Informativ të Shefit ose SHISH zbuluan se pas kësaj vepre të urryer fshihet dora e piktorit Edvin Rama i cili e ka përpunuar këtë foto duke hequr fytyrën e shndritshme të Sali Rroftë Berishës dhe Jozefina Parlament Topallit duke i zëvendësuar ato me imazhet e Nexhmijes dhe të tjerëve.

Këshilli i Ministrave.org njofton se kanë nisur hetimet për këtë akt terrorizmi dhe se ndaj Edvin Ramës është hapur dosje penale.
Qeveria i bën thirrje kreut të opozitës të vetdorëzohet në polici dhe tu kërkojë falje popullit shqiptar blu dhe kryeministrit Sali Rroftë Berisha për tronditjen e thellë që i shkaktoi.
Â
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments