Lajme te fresketa:

Parashikimi i Motit dhe i Korrupsionit

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Mbi vendin tonë si pasojë e ndeshjes së dy fronteve atmosferike të larta, që vijnë njëri nga e majta e vendit dhe tjetri nga e djathta e vendit, pra si pasojë e ndeshjes së këtyre dy fronteve do të vazhdojë të mbizotërojë një mot i nxehtë dhe pa asnjë kokërr rreshje.

Era do të fryjë e fortë dhe e fuqishme për të gjithë ata që i kanë kthyer gjoksin erës dhe e lehtë dhe e parëndësishme për ata që i kanë kthyer gunën.

Përplasja e dy fronteve të mësipërm me presion të lartë atmosferikopolitik do të shkaktojë një ngritje të temperaturave në gradë lekë për disa artikuj

Çmimi i euros do të ngrihet me 5 – 10 gradë/lekë
Çmimi i naftës do të ngrihet me 10 – 20 gradë/lekë
Çmimi i çertifikatave fallco 20 – 30 gradë/lekë
Çmimi i çertifikatave origjinale 2000 – 3000 gradë/lekë
Çmimi i një vendi pune në administratë 10000 – 20000 gradë/lekë
Çmimi i një deputeti do të variojë nga 10000000 – 20000000 gradë/lekë

Ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale në gradë/lekë për xhepat e qytetarëve të thjeshtë pra të atyre të kafshatës do të jenë si më poshtë.

Për zonat malore ato do të variojnë nga -200 deri në -100 gradë/Lekë
Për zonat e ulëta ato do të variojnë nga -100 deri në -500 gradë/Lekë

Dhe në Bregdet do të variojnë nga -150 deri në -350 gradë/Lekë

Ky front i lartë atmosferik që vjen si pasojë e çarjes së vrimës së korrupsioni, të më falni të ozonit do të shkaktojë një rritje të ndjeshme në gradë/euro të temperaturave minimale dhe maksimale për xhepat e politikanëve.

Në xhepat e deputetëve temperaturat do të variojnë nga 65 – 75 mijë gradë/euro

Në xhepat e ministrave temperaturat do të variojnë nga 500 – 800 mijë gradë/euro

Dhe në xhepat e të afërmëve të qeverisë do të variojne nga 800 + pa limit mijë milionë gradë/euro

Parashikimi i motit sot, nesër dhe kismet edhe pasnesër u mundësua nga Insituti Hidrometeopolitik i Sigurimeve Shoqërore i atashuar pranë Qeverisë.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results