KANE THENE PER BERISHEN
                                                                       Biographique Personalique                                         

                                       Sali Berisha ka lindur me 15 tetor 1944 në qytetin e Kavajës, e cila vite më vonë do të
                                       ishte edhe zona e tij elektorale. Si njeri mjaft i ndjeshëm ndaj halleve të popullit, ai u
                                       përfshi shumë shpejt në aktivet e grupeve rinore komuniste demokrate antifashiste.

                                       Pa kaluar shumë kohë rreth tij filluan të mblidheshin mjaft simpatizantë dhe njerëz
                                       të thjeshtë të popullit të cilët shihnin tek ai liderrin e ardhshëm.

Në ato vite u njoh edhe me shitësin e librarisë Flora, djaloshin Enver Hoxha dhe të dyve së bashku u polli mendja
për krijimin e një grupimi politik. Dhe kështu, me nismën e dy ortakëve, Enver Hoxha dhe Sali Berisha, pasi
dorëzuan dokumentacionin e nevojshëm në kuesturë, u themelua firma “Partia Komuniste e Reformave
Demokratike” shpk.

Gjatë luftës, komandant Berisha njihej me pseudonimin “Kryeministri” dhe për trimërinë dhe vetmohimin e treguar
ndër beteja ju dha grada madhore e gjeneral-kolonelit, të cilën Sali Berisha e refuzoi në mënyrë të parevokueshme.
Lufta u kurorëzua me fitoren e  thelle te koalicionit të mazhorancës ndaj opozitës. Menjëherë lindi nevoja për
krijimin e një qeverie e cila do të udhëhiqte vendin.

Togeri i xhenjos Enver Hoxha propozoi emrin e komandantit Berisha  për postin e kryeministrit ose të presidentit
ose kryetarit të partisë. Por profesori dhe doktori i ardhshëm kishte plane të tjera dhe nuk i interesonte politika.
Berisha kishte pasion mjekësinë, të cilës ju përkushtua plotësisht.

Por ndërsa vitet kalonin, vendi vuante nën diktaturën e Enverit. Nuk ishte kjo Shqipëria për të cilën ai kishte luftuar.
Atëherë Saliu, i vuri vetes një qëllim. Të eliminonte shokun e tij të luftës, Enver Hoxhën dhe të shpejtonte reformat e
kërkuara nga BE.

Duke shfrytëzuar sëmundjen e diktatorit, doktor Berisha kërkoi të caktohej mjek i Enver Hoxhës. Duke qenë pranë tij
ai kishte mundësi ta eliminonte edhe pse kështu ai shkelte  betimin e Hipokratit. Por dr.Berisha nuk arriti ta
përfundonte misionin e tij fisnik pasi në prill të 1985, Enver Hoxha vdiq vetë.

Me vdekjen e diktatorit, Sali Berisha shpresonte se udhëheqësi i ri i vendit, Ramiz Alia do të inkurajonte reformat në
drejtësi dhe të hiqej regjimi i vizave me Maqedoninë. Atëherë i zhgënjyer ai vendosi të bëhej kryetar partie dhe më
pas president, pastaj përsëri kryetar partie dhe më në fund kryeministër.

Prof.dr. Sali Berisha flet mjaft mirë frëngjisht, anglisht, amerikanisht, venezualisht, vertikalisht dhe samitisht.

                                                                                                                                  
(Ref: Arkivit te KM.org dt.05-05-2006)
This is the default caption.
                    Berisha: "Hackerat e kuq" na sulmuan

Pas njoftimit se "hackerat" sulmuan faqen reale zyrtare të Këshillit të Ministrave, kryetari
i këtij këshilli z.Sali Berisha, menjëherë pas kthimit nga Brukseli doli në një konferencë
direkt live për shtyp.  

“Hackerat e kuq. . . po ata janë everywhere”, me këtë fjalë nisi konferencën kryeministri.
“Po ju them se janë marrë të gjitha firewallet e duhura, sistemi ynë ka bërë up-date e
nevojshëm sipas rekomandimeve të NATO-s, dhe kemi  rritur maksimalisht sigurinë
upload të faqes. Kemi rritur kriptimin deri në 128 kbps më shumë se pesë vjet më
parë. Dhe të jeni të bindur se në sistemin tim nuk ekziston më shprehja “this file
maybe is corrupted”. Ju e dini sa e urrej korrupsionin. Qeveria që unë drejtoj ka njohuri
mjaft të mira në Html dhe MySQL.  Threats-at e monopolit do të detektohen dhe
quarantinohen nga sistemi ynë anti-virus i cili mirëmbahet 24/7. Jam i sigurt se do të
dalim www.faqe-bardhë.com." pohoi webmasteri Berisha dhe shtypi tastin “enter”.

                                                               (Deklarata e kryeministrit Sali Berisha, 06-05-2008)
                                       ! ! ! KUJTESE ! ! !  
Në mbështetje të ligjit pa mbështetje, për ndalimin e konsumimit të duhanit në ambjente
publike, familjare dhe private,  Ju lutemi të mos pini duhan gjatë leximit të kësaj faqeje.  
Nga ky ligj përjashtohen fëmijët nën 16 vjeç dhe konsumatorët e duhanit të dredhur.
SQARIM MBI
PERMBAJTJEN
Emri juaj:
Email:
KENDI I KONTAKTIT
Shkruajini personalisht
kryeministrit shqiptar
Sali Berisha.
Cili eshte kuptimi i titulli P.D. para emrit te kryeministrit Berisha?Online Casinos
Partia Demokratike
Pa Dyshim
Person i Duhur
Person i Dyshimte
Pranoj Doreheqjen

Web Polls