Të nderuar shtetas!
Kabineti i Këshillit të Ministrave.org është gjithmonë në dispozicionin tuaj, duke ju krijuar hapësirën e nevojshme për të shprehur mendimet, spiunimet, sugjerimet dhe sidomos lavdërimet tuaja të sinqerta ndaj punës së qeverisë të cilat na ndihmojnë të perfeksionojmë justifikimet. Gjithashtu, ne mirëpresim edhe kritikat tuaja më të forta ndaj opozitës.
Të gjitha këto, ju mund të na shkruani duke klikuar tek zarfi blu LEVDATA.
Megjithatë duke respektuar principin e fjalës së lirë, ju mund edhe të guxoni marrëzisht të na kritikoni duke na shkruar duke klikuar tek zarfi i kuq ANKESA. Të jeni të sigurt se pasi ta plotësoni, ne do të bëjmë ç`është e mundur, t`ju gjejmë për t`ju “falenderuar” ngrohtësisht dhe personalisht.
Ju falenderojmë për bashkëpunimin.
Z.Gojëpak LLAPASHUMI
Zëdhënës i Këshillit të Ministrave.org
Drejtori i Sektorit mbi Deklaratat e Dorëheqjeve


























Comments
RSS feed for comments to this post.