Lajme te fresketa:

Kinostudio "Demokracia e Re" shfaq premierën e dokumentarit me shumë pjesë "GJU ME GJU ME POPULLIN"

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Kinostudio “Demokracia e Re” shfaqi në Elbasan premierën e pjesës së parë të dokumentarit serial “Gju më gju me popullin” i cili trajton rrugëtimet e TimonieritKëshillit të Ministrave.org, kryeministrit Sali Berisha i cili ka vendosur që të braktisë zyrën e tij të ngrohtë dhe të dalë nëpër natyrë në një udhëtim turistik rreth e qark Shqipërisë.

Me këtë rast, gjatë xhirimeve të dokumentarit, kryeministri Sali Berisha mund të shpijë pak këmbët, pasi ka kaluar shumë kohë duke ndenjur ulur nëpër tryeza bisedimore.

Këto shëtitje të kryeministrit janë këshilluar nga “Doktori” (të cilit Berisha nuk ja bën fjalën dysh) i cili ka vënë re se kryetari i qeverisë kishte shtuar ca në peshë që kur qeveria kishte braktisur dietën dhe ecja do ti bënte mirë.
Për më tepër kryeministri Sali Berisha i ka vënë vetes si qëllim të thyejë rekordin e kryetarit të opozitës Edi Rama në ecje gjatë turit “Dialog me Shqipërinë”.

Dokumentari “Gju më gju me popullin” do të tregojë se si kryeministri do të përshkojë nëpër popull distancën Konispol – Vermosh jo në 80 ditë, por në 79 ditë, 23 orë e 59 minuta.

Timonieri do të zhvillojë një dialog me popullin i cili do të rrijë gju më gju me mercedesin e kryeministrit. Në fillim do të flasë kryeministri dhe populli do të dëgjojë. Më pas populli do të degjojë ato që do të shtojë kryeministri.

Gjithashtu Berisha do të zhvillojë një dialog kokë më kokë me të gjitha tokat që kanë filluar të rrëshkasin, lumejt që kanë dalë nga shtrati dhe maleve që janë mbuluar me borë dhe kanë bllokuar lëvizjen e lirë të njerëzve.

Me anë të këtij dokumentari kryeministri Sali Berisha do ti shpjegojë popullit trim dhe viza-dashësh se në Korrik (nuk ka rëndësi viti) ata do të jenë të lirë të lëvizin nga njëri shtet në tjetrin si cifutët në shkretëtirë por të lëvizin ama dhe jo të bënin të njëjtën gjë si maqedonasit dhe serbët që me tu hapur portat shkuan dhe u ngulën në Bruksel duke kërkuar azil.

Berisha do ti shpjegojë popullit se Europa është e bukur por kurrësesi nuk mund të krahasohet me Shqipërinë që bëri qeveria Berisha dhe mbi të gjitha nuk duhet braktisur atdheu pikërisht tani që Shqipëria është bërë bahce me lule, dhe nuk i duhet lënë gati në dorë të Edi Ramës të gjitha të mirat materiale të krijuara gjatë gjithë këtyre viteve.

Stafi realizues i këtij dokumentari thekson se ideja është tërësisht origjinale dhe hedh poshtë cdo hamendësim se ky dokumentar i madhërishëm që lartëson figurën e kryeministrit Sali Berisha, dhe nuk përmban elementë nga filmi "Dialog me Shqipërinë" me autor Edi Ramën.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results