|
LAJME KRYESORE META: LSI E INKURAJOI EDI RAMEN KUR DOLEN FOTOT NUDO TIRANE – Kreu i LSI, Ilir Meta gjatë festës së lindjes së partisë së tij, ka përshëndetur të ftuarit, të cilët i kanë uruar që të bëhet 100 vjeç. Më pas , Meta ka mbajtur fjalën e rastit dhe ka lëshuar kritikën e rradhës ndaj Edi Ramës, ku nuk ka lënë pa përmendur se LSI e inkurajoi Ramën atëherë kur Galeria e Arteve “Berisha Virtual” hapi një ekspozitë me punime vetjake , foto nudo, të artistit Rama. Më pas Meta e ka deklaruar fushatën, dmth festën të hapur. Pa kaluar një orë, një telegram në adresë të kryetarit të LSI, ka mbërritur nga vetë Edi Rama, ku pas urimeve për festën, theksonte se do tja kthente inkurajimin kur të dilnin foto nudo të Metës. Ky i fundit e ka bërë letrën shuk, dhe me nerva i ka thënë Xhufit se kjo nuk ka shans tëndodhë, pasi aparati fotografik e kap Metën vetëm nga mesi e lart dhe shpesh nga qafa e lart. CFARE LIBRASH KANE LEXUAR GJATE PUSHIMEVE POLITIKANET TIRANE – Gazeta Shqip ka intervistuar disa politikanë shqiptarë dhe i ka pyetur se çfarë librash kanë lexuar. Kjo pyetje i ka zënë ca ngushtë e ca gjërë por në fund janë mbajtur si burrat dhe u janë përgjigjur si më poshtë: Gazmend Oketa : “5 vjet pranë shokut Sali” Autor i Panjohur. Edi Rama: “Ditari sekret i Pushkinit” Jozefina Topalli: “Sikur të isha burrë, por edhe kështu gjynah me u qa” nga Haki Skërmilli Erjon Braçe: “Shkëlqimi dhe rënja e zotit Berisha” nga Edi Rama Arben Malaj: “Kodi i Da Shifrave” nga Arben Malaj Sali Berisha: “Si të bëhesh sAli Pasha” nga Sabri Godo (vijon pak më vonë) MBYLLET SONDAZHI MBI ANETARESIMIN E SHQIPERISE NE BE KM.ORG – Zëdhënësi i KeshilliMinistrave.org njofton mbylljen e sondazhit me temë “Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE”. Në sondazh votuan gjithsej 145 veta por nga investigimet tona, rezultoi se gjysma e tyre ishin me çertifikata false. Për këtë fakt, i bëjmë apel, ministrit përkatës Bujar Nishani që ky fenomen të mos përsëritet. Gjithsesi nga përgjigjet e votuara, del se Shqipëria do të anëtarësohet në BE në vitin 3003. Falenderojmë të gjithë sondazhëtarët për pjesëmarrjen dhe i urojmë shqipëtarëve durim dhe jetëgjatësi deri në 3003, sepse siç ka thënë i madhi Naim Frashëri “Për Shqipërinë, ditët e mira paskëtaj vijnë. Lum kush të rronjë e ta shohë zonjë”.TENDERI I PRIVATIZIMIT TE ARMOS-S NUK U SABOTUA TIRANE - Zv.Ministri i Energjitikës Neritan (jo-Ceka) Alibali ka hedhur poshtë zërat se tenderi i privatizimit të ARMOS-s u sabotua. Alibali pranoi se ka patur tentativa për të marrë informacione sekrete konfidenciale kundrejt rryshfetit, por këto kanë rezultuar pa sukses pasi zv/ministri Alibali menjëherë ka rrëmbyer celularin dhe ka formuar numrin personal të kryeministrit Berisha, i cili mirëpret të gjitha telefonatat që denoncojnë korrupsionin. Rryshfetxhinjtë janë larguar menjëherë me të katra, edhe pse nga altoparlanti i celularit të Alibalit dëgjohej "Krediti juaj nuk mjafton për të përfunduar telefonatën. Shtypni . . . " MISER . . . MISER. . .FUTU NE KANISTER SHTERPAS - Skandali i farës së misrit shterpë i cili shkatërroi prodhimet e fermerëve, vazhdon të përhapet me sukses edhe në fshatra të tjerë, ku fermerët kërkojnë dëmshpërblim. Bëhet e ditur se zyrtarë të Ministrisë Bujqësore dhe krerë të kompanisë që furnizoi farën e misrit, gjatë kohës që luanin "misër. . .misër. . futu në kanistër" gjetën zgjidhjen më të përshtatshme për të dëmshpërblyer fermerët. Ngjarja do të kthehet në skenar filmi me motive migjeniane dhe do të përshkruhet legjenda e misrit, ku protagonistë nuk do të jenë vetëm malsorë por edhe fushorë. Fitimet e filmit do tu shpërndahen fermerëve në formë dëmshpërblimi. Kjo ide është përgëzuar edhe nga presidenti Topi, si ish-ministër bujqësie. BERISHA: BUXHETI I 2009 DO TE JETE 5.2 MILIARDE DULLARE TIRANE - Kryeministri i vetëm i Shqipërisë, Sali Dora Vetë Berisha, në mbledhjen e qeverisë deklaroi se buxheti i vitit 2009 do të jetë 5.2 miliardë dullarë. "Kjo shumë ngjan e ekzagjerue, por realizimet e qeverisë që unë qeveroj, ashtu u duken komunistëve" u shpreh Berisha. Gjithashtu bëhet e ditur se në datën 1 maj 2009 do të bëhet një rritje e rrogave dhe e pensioneve për shqiptarët. Siç dihet Berisha ka marrë kritika të shumta nga Kumuniteti Evropian mbi rritjet e shpeshta të rrogave dhe pensioneve, pasi ato po barazohen me ato që marrin qytetarët europianë. Megjithatë kryeministri Berisha është i vendosur të mbajë premtimin mbi rritjen e rrogave dhe pensioneve, i cili për të mos ndikuar votuesit, do të bëhet një muaj para zgjedhjeve. HACKERSAT G99 PUBLIKOJNE NJE KAMUNIKATE TELEVIZIVE TIRANE - Një grup hackerash shqiptarë komuniste, kanë arritur të thyejnë sistemet e sigurisë së disa televizioneve dhe kanë publikuar një komunikatë komuniste, në formën e një spoti televiziv, ku ironizohet lavdia, puna, jeta dhe qeveria e udhëheqësit dhe sekretarit të parë, Sali Berisha. Aktin vandal e ka marrë përsipër grupimi G99, i krijuar para pak kohësh dhe që kryesohet nga banditi i mirënjohur Erjon Veliaj, i cili dikur mori në qafe edhe lëvizjen MAJAFT, duke e përdorur kundër qeverisë. Burime të dyshimta na sigurojnë se janë marrë të gjitha masat që kjo ngjarje e shëmtueme të mos ndodhë më, ndërsa televizioneve të sulmuara u është ofruar nga qeveria, teknologji sigurie e tipit të lartë e cila kushton rreth 8 milionë lekë. SHQIPTARET DO TE LEVIZIN PA VIZA DREJT MAQEDONISE SKOPSKO - Më në fund shqipëtarët e mjerë do munden të lëvizin lirisht drejt tokës së premtuar,Maqedonisë. Nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi një marrëveshje dypalëshe e cila garanton lëvizjen e lirë të emigrantëve shqiptare drejt "Amerikës së Europës". Gjithsesi ky lajm i mrekullueshëm vjen thjesht nga dëshira e vjetër e maqedonasve për një komshillëk të frutshëm, dhe hedh poshtë thashethemet dashakeqe se "meqënëse Maqedonisë po ja mbyll dyert Greqia dhe Serbia, nuk është keq ta kenë mirë me Shqipërinë". Dikur Maqedonia ishte vetëm një vizë larg (mos na keqkuptoni, vizë kufiri) tashmë ajo ndodhet sa një e larguar vize. EDI RAMA SHKON NE KONVENTEN E DEMOKRATEVE DERVEN - Dje,në fshatin Derven të Amerikës u mbajt Konventa e Demokratëve. I ftuar special ishte dhe kreu demokrat i socialistëve Edi Rama i cili përshëndeti kushëririn e tij Bake O`Rama i cili u zyrtarizua si kandidati demokrat për postin e presidentit të US. Rama u shpreh se bashkimi i demokratëve të Amerikës duhet të jetë shembull për socialistët shqiptarë. Anasjelltas, vetë kreu i demokratëve shqiptarë Sali Berisha do të jetë i ftuar në kongresin e rradhës të socialistëve amerikanë. AMBASADORI RUS: NUK AKUZUAM SHQIPERINE TIRANE - Pas deklaratës së një gjenerali rus së Shqipëria i ka shitur armë Gjeorgjisë, ka reaguar ambasadori rus Prichekov, i akredituar në Tiranë i cili ka sqaruar se Rusia nuk ka akuzuar asnjë shtet në veçanti. Vërtet në Gjeorgji janë gjetur armë të ardhura nga Shqipëria por luftë është, edhe ndonjë armë nga Shqipëria do ketë aty rrotull. Gjithashtu edhe kryeministri Berisha ka reaguar duke hedhur poshtë akuzën mbi tregëtinë e armëve nga qeveria e tij me Gjeorgjinë. Nëse janë shitur armë me siguri janë bërë nga socialistët. Për këtë kemi prova dhe fakte, ka theksuar kryeministri Berisha. BUSH REAGON MBI PAVARESINE E ABKAZISE DHE OSETISE WASHINGTON - Presidenti amerikan George Dabëllju Bush ka kritikuar Rusinë për votimin pro pavarësisë së Abkazisë dhe Osetisë. Pavarësia është e shtrenjtë si kristali, si diamanti, dhe për këtë çdo pavarësi nuk duhet të shpërdorohet. Jemi pro pavarësive kudo në botë por edhe pavaresia me karar. Kështu si ka plasur sëmundja e pavarësive, nuk është cudi që edhe shqiptarët e Amerikës, të kërkojnë pavarësinë e Bostonit. META NUK PUTHET ME MILON TIRANE - Pikërisht në kohën kur negociatat për koalicion mes kampeve socialiste kanë arritur kulmin, kreu i LSI, Ilir Meta ka prerë shpresat e lsi-istëve shqiptarë kur ka deklaruar se nuk puthet me Milon. Nga ana e tij vetë Paskal Milo ka mbetur i habitur nga ky refuzim që Meta i ka bërë ofertës për një koalicion PSD-LSI, e cila do të kurorëzohej me një puthje në faqen e Milos. E ç`është një puthje, në krahasim me një post kryeministri pas zgjedhjeve të qershorit 2009. Gjithsesi Ilir Meta ka sqaruar se një puthje e hoqi nga posti kryeministri shumë vite më parë, duke patur parasysh Nanon. BANKA E SHQIPERISE: NE PERGJITHESI, KREDI TE SUKSESHME NGA SHESHI - Një raport i Bankë së Shqipërisë fakton se në total, 91% e kredive janë shlyer brenda afateve dhe vetëm 9% e tyre janë raste mashtrimesh. Kjo parimisht tregon rritje ekonomike por vetëm me një ndryshim të vockël. 91% e kredive të shlyera, vërtiten rreth shumave 500-1000 euro për kreditor. Ndërsa 9% i vockël janë rastet e mashtrimeve nga kreditorë që kanë përfituar nga 100-500 mijë euro e lart. KUFIJTE E SHQIPERISE JANE ME TE SIGURTE NE RAJON KUFI - Zv.Ministri i Brendshëm Gent Strazimiri pas inspektimeve ne kufi, ka pohuar se kufijtë e Shqipërisë janë më të sigurtët në rajon. Këtë e tregon numri i ulur i trafiqeve klandestine nga kufijtë. Pasi droga dhe klandestinët tashmë kalojnë vetëm nga doganat. Që kufijtë tanë nuk mund të kalohen lehtë, vazhdon të vërtetohet në doganat greke ku shqiptarët pohojnë se rrinë me orë të tëra në rradhë. ARI HAAN THERRET BERISHEN DHE BOGDANIN SPORT - Ndeshja me Suedinë po afron dhe trajneri i kombëtares shqiptare Ari Haan ka aktivizuar në skuadër lojtarët më të mirë. Zedhenesi i PD, Gert Myler Bogdani dhe Sali Kryeministër Berisha do të përfshihen në formacionin në ndeshjen kundër Suedisë, nga ku trajneri Haan pret që Bogdani dhe Berisha të japin maksimumin e golave. Thuhet se dy lojtarët më në zë të PD, do të shkelmojnë papushim Topin. KALENDAR HISTERIK Data 7 Shtator 2008 1928 Avni Rustemi fiton maratonën Paris-Dakar duke u perpjekur t`ja mbathë pasi vrau pa dashje Esat Pashë Toptanin. 1939 Policia Tatimore mbyll librarinë "Flora" dhe gjobit shitësin Enver Hoxha, pasi ky i fundit punonte në të zezë. 1954 Mbyllet me sukses kongresi i PPSH. Organizohet parti me kubiste nga Kuba tek Parku Rinia. Festa zgjati deri në orët e vona të natës.
SE SHPEJTI NE KINEMA "LORD OF WAR" Bileta kushton 2.5 Gërdec dhe mund ti prenotoni duke na shkruar në adresën zedhenesi@keshilliministrave.org. Gjithashtu mund ti paguani online direkt nga llogaria juaj bankare. Ju njoftojmë se pranojmë vetëm BCARD.
|
|||||||||