Keshilli i Ministrave

Lajme te fresketa:

Qeveria do të privatizojë ish-repartin ushtarak në Kodër Kamëz. Këshilli i Ministrave.org zbulon planin djallëzor të Bashkisë

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Bashkia e Tiranës ka reaguar për futjen e ish-repartit ushtarak 3030 në listën e objekteve për privatizim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes. Vetë ministri Arben Imami ka deklaruar se privatizimi mund të ndodhë Në Cdo Stinë.

Sipas deputetit socialist Ed Shalësit këtë ish-repart ushtarak Bashkia e Tiranës kërkon të kthejë në shkollë për komunitetit.

Këshilli i Ministrave.org sqaron popullin se Bashkia e Tiranës po përpiqet të mashtrojë qeverinë e kryeministrit Berisha.

Vërtet që jemi qeveri pa hile, por kjo nuk do të thotë se nuk marrim vesh nga hilet. Madje për hile jemi 99-sha. (Lutemi që votonjësit besnikë të mos e marrin këtë si admirim ndaj partisë G-99)

Këshilli i Ministrave.org ka kuptuar planin djallëzor të Edvin Ramës për ish-repartin ushtarak.

Rama kërkon që ta kthejë repartin në një shkollë ushtarake për të stërvitur ushtarë anti-qeveri dhe të marrë pushtetin me puc ushtarak me forcën e armës. Por Këshilli i Ministrave.org i kujton Ramës se ai nuk di ta marrë pushtetin me dhunë, ndaj të heqë dorë nga planet ushtarake për shkolla militare.

Sqarojmë se prioriteti i qeverisë është buxheti i cili bollëkërisht ka nevojë për para dhe jo për mend. Prandaj qeveria e sheh të leverdishme privatizimin dhe jo shkollimin.

Kryeministri Berisha e ka kthyer Shqipërinë në Moshën Dixhitale dhe të Internetin që para 10 vitesh. Ndaj shqiptarët nuk kanë nevojë për shkolla sepse mund ti marrin dijet nga interneti.

Nxënësit në kafe rrinë gjithë ditën. Pothuajse cdo kafene ka wireles, ndaj po të duan aty e kanë shkollën. Të mos-shkuarit në shkollë nuk do të thotë se nuk ke dije dhe edukim.

Kryeministri Sali Berisha ka 20 vjet që nuk ka shkelur në klinika si kardiolog por mos vallë kjo do të thotë se ai nuk është profesor-doktor?!

Prandaj Këshilli i Ministrave.org është i vendosur të privatizojë ish-repartin 30 30 kundër kërkesës së Bashkisë.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results