Berisha: Lek Plepi nuk do të jetë kandidati ynë për Bashkinë e Tiranës, por i ofrojmë të jetë këshilltar i fushatës së Lul Bashës.

Print

Posto ne Facebook

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i përjetshëm i PD, Sali Berisha ka bërë të ditur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.org vendimin final për kandidatin e bluve për kryetar bashkie.


Pasi u shqyrtuan të gjitha kandidaturat e mundshme, kandidati zyrtar për zgjedhjet e 8 Majit do të jetë Lul Basha.

Berisha theksoi se kemi patur shumë rekomandime edhe për Lek Plepin, i cili mund të ishte një kandidat potencial dhe me fitore të garantuar pas popullaritetit global që fitoi kohët e fundit.

“Ju e dini mjaft mirë se unë jam i hapur për prurjet e reja në partinë time” tha kryetari i PD “por nuk mund të neglizhoj edhe ata që kanë kontribuar prej vitesh në parti dhe qeveri”

Berisha sqaroi se kandidatura e Lek Plepit do të ishte fitimtare pasi vetëm ai mund ta mposhtë Edvin Ramën por fatkeqësisht Lek Plepi nuk ka qenë anëtar i KOP-it si Lul Basha.

Lek Plepi nuk është ende anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Nëse ne kandidojmë Lek Plepin pa qenë ende pjesë e strukturave të PD, atëherë do të përballemi me presione nga anëtaret e reja si Ciljeta apo Erla.

Për më tepër Lek Plepi nuk ka përvojën e duhur në mbajtjen e postit kur fryjnë tsunamet e akuzave të opozitës dhe hetimeve të prokurorisë.

“Por unë me shumë dëshirë e ftoj z.Plepi të jetë këshilltari i fushatës së Lul Bashës. Një fenomen si Lek Plepi mund të japë fushatës një imazh intelektual dhe europian që do të ishte në avantazh” tha Berisha.

Negociatat për pagesën e z.Plepi si këshilltar i Lul Bashës do të nisin së shpejti, shtoi krytari i PD i cili konfirmoi se i ka ardhur një sms nga Lek Plepi i cili e pranonte detyrën e re.



Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]