Lajme te fresketa:

Vendim i Këshillit të Ministrave.org : Ndalohet peshkimi në liqenin e Shkodrës.

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Kohët e fundit nga burime të ndryshme informacioni, Këshilli i Ministrave.org është vënë në dijeni se banorë të zonave rreth Shkodrës kanë filluar të peshkojnë si të harbuar në liqenin e Shkodrës.

Këto veprime jo vetëm që nuk na nderojnë në sytë e Evropës por na dëmtojnë, pasi këta peshkatarë duke rrezikuar të shkatërrojnë faunën dhe florën e liqenit te Shkodres po i japin mesazh botës që sapo të liberalizohen vizat ne do të peshkojmë në liqenet tuaja. [VIDEO]

Sic dihet liqeni i Shkodrës është shpallur liqen-muze dhe për këtë arësye, Këshilli i Ministrave.org me porosi të vecantë nga vetë kryeministri Berisha ka miratuar një vendim të formës së prerë, i cili ndalon peshkimet në liqenin e Shkodrës deri në një urdhër të dytë.

Qeveria është në dijeni të nevojës së banorëve për peshk, por ata nuk duhet të shkojnë tek liqeni pasi përkujdesja shtetërore ka mundësuar që liqeni të vijë tek qytetarët.

Cdo banor mjafton të nxjerrë kallamin jashtë ballkonit  dhe mund të gjuajë peshk sa të dojë. Por është absurde të harxhosh peshkun e liqenit për të kursyer peshkun e lagjes tënde.

Këshilli i Ministrave.org njofton se shtetasit që abuzojnë duke peshkuar në liqen, do të gjobiten rëndë. Sasia e peshkut të kapur do të sekuestrohet, do të peshohet dhe do të llogaritet vlera për kile.
Kjo vlerë lekësh do tu zbritet nga vlera totale e dëmshpërblimit të pretenduar nga banori për katastrofën naturore të Janarit të cilën do ta tërheqin në bankë andej nga muaji Shtator.

Këshilli i Ministrave.org thekson se nuk mund të respektojmë të drejtat e njerëzve të lirë dhe demokratikë duke mos respektuar të drejtat e minoritetit peshkor.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results