Pas vendimit të gjykatës për të dëmshpërblyer gjeneralin Agim Shehu, me rrogën e pa marrë të dhjetë viteve, është nevrikosur kryeministri Berisha, i cili ka deklaruar se ai vërtet pranonte vendimin e gjykatave dhe nuk dilte mbi gjykatat, por kjo nuk ishte aspak e drejtë.
“Si ka mundësie qi gjykata shpërblen Agim Shehun, madje i ka kthye edhe gradat, se ka rrah ca çapacul, t’opozits e mue qi kam rrah, gazetar, ministra, qi kam burgos Nanon, Nexhmijen e Ramizin, Sadamin, Milosheviqin, qi ka mbyt Shkodrën dy herë brenda mujit, qi bana rrafsh Gërdecin, nuk më kanë dhanë asnji lek, e më lënë me rrogën e shtetit. Edhe operacionin më lanë me e pagu me paret e mia”
Kryeministri Berisha ka vendosur të hedhë në gjygj gjithë shtetin, dhe do ti kërkonte këtij të fundit, dëmshpërblim për gradat e humbura kur ishte president në 97. Gjithashtu ai me bindje të plotë është shprehur se do ti kërkonte shtetit, dëmshpërblim edhe për 8 vitet që kishte ndenjë në opozitë.
Në këtë pikë, mësohet se shteti do jetë i detyruar të dëmëshpërblejë kryeministrin, vetëm nëse ky pranon që 97, pushtetin ja morëm me zgjedhje dhe nuk e dhuroj vetë.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments