Keshilli i Ministrave

Lajme te fresketa:

Këshilli i Ministrave.org shtyn mbledhjen pasi kryeministri Berisha është pak me grip

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Njoftim i rëndësishëm i Këshillit të Ministrave.org

Popull i dashur!

Mbledhja e rradhës e Këshillit të Ministrave.org do të zhvillohet në një datë tjetër pasi kryeministri Sali Berisha që për vite me rradhë luftoi korrupsionin, tashmë do të zhvillojë një luftë tjetër, ndaj gripit.


Edhe pse kryeministri Berisha ka qëndruar larg ambjenteve të infektuara me korrupsion dhe gjithmonë i mban të mbyllura dritaret, dyert, dosjet dhe kutitë, akoma nuk është zbuluar se si virusi i gripit arriti të arrijë deri tek shefi i qeverisë.

Një grup pune i ngritur urgjentisht nga Këshilli i Ministrave.org ka nisur hetimet për të gjetur autorin e këtij krimi të shëmtuar, që sipas dyshimeve duhet të jetë Ramiz Alia. Ky i fundit akuzohet për shumë masakra, dhe kryeministri Berisha urdhëroi ngritjen e një komisioni hetimor për Ramiz Alinë.

Ndoshta ky është motivi që ky kriminiel i sprovuar që ende nuk ka hequr dorë nga zanati, dhe me siguri e ka ndihmuar edhe Edvin Rama, ka arritur të infektojë kryeministrin për ti bërë shantazh që të heqë dorë. Por asnjë bllokmen nuk do të arrijë ta bëjë Sali Berishën as të heqë dorë e as të bëjë dorëheqje.

Të gjithë ministrat janë shprehur të gatshëm të dhurojnë gjak nëse do të jetë nevoja por Këshilli i Ministrave.org thekson se nga analizat, kryeministrit i duhet  vetëm gjak i pastër blu, që në rastin konkret e posedon vetëm kryekuvendarja Topalli.

Duke parë gjëndjen e tij, kryeministri Berisha u ka kujtuar ministrave që të kenë kujdes imunitetin dhe të mos e dorëzojnë atë në asnjë rast, derisa të sqarohet shkaku i virusit të gripit.

Këshilli i Ministrave.org i bën thirrje popullit që ta kthejë dhimbjen në forcë dhe të ketë besim tek qeveria.

Ndërkohë në adresë të Këshillit të Ministrave.org po mbërrijnë miliona sms dhe telegrame solidarizimi të cilët i urojnë shëndet të plotë kryeministrit Berisha dhe kthimin e tij sa më parë në frontin e luftës ndaj korrupsionit dhe realizimin e reformave

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results