Lajme te fresketa:

PS:Rritja e pensioneve, një vezë në ditë. Qeveria: Një vezë sot është një pulë mot

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Rritja e pensioneve nga Këshilli i Ministrave.org solli jo vetëm realizimin e premtimit më madhor të fushatës por edhe një shuplakë ndaj Europës plakë që po përpëlitet nga kriza ekonomike dhe ka fytyrë të bëjë raporte negative për ekonominë shqiptare.

Partia Socialiste ka tentuar të zbehë lumturinë e veteranëve të punës që përfituan rritjen e pensioneve, duke injoruar shumën që ata përfituan duke deklaruar se ajo ishte e barabartë me një kokër vezë në ditë.

Këshilli i Ministrave.org përgënjeshtron këtë spekullim të PS duke sqaruar opozitën se është keqinformuar.

Vërtet pensionistët përfituan një kokër vezë në ditë, por të tallesh me këtë fakt do të thotë të mos dish se sa vitamina, proteina, përmban një kokër vezë.

Sipas studimeve të një Doktori të famshëm (që të mos quhet reklamë, nuk po përmendim emrin e kryeministrit), një kokër vezë ka miliona proteina, karbohidrate, vitaminat Berishinë, Jozefinë, Ilirinë, etj.

Madje thuhet se veza ka edhe spinaq hekuri, lëng domateje, pure patateje, vaj ulliri, miell gruri dhe shirit kasete të këngës Pensioni po Ndryshon. Një vezë në ditë është e barabartë me një trastë ushqimesh. Nëse ju kujtohet edhe Roki Balboa kur stërvitej, pinte vezë. 

Pra një kokër vezë nuk është aq e parëndësishme sa kanë dashur ta paraqesin deklaratat e opozitës së Edvin Ramës. 

Me këto vezë do të festohen Pashkët Qeveritare dhe kryeministri premton se cdo vezë do ketë pa dyshim dy të verdha.

Jo vetëm kaq, por nuk duhet harruar se pensionistët pra populli ka një shprehje të vjetër që thotë “Më mirë një vezë sot se sa një pulë mot”.

Këshilli i Ministrave.org deklaron se shpirtgjerësia e kryeministrit Berisha bëri të mundur që pensionistët të kenë edhe vezën edhe pulën, sepse ajo vezë që përfituan nga ngritja e pensioneve, nëse ngrohet mirë në furrik, ajo të sjell një pulë brenda 24 orëve. (Vezën mund ta ngrohin vetë pensionistët, se tek e fundit pa punë janë).
Dhe kështu pula pjell vezë të tjera dhe kështu cdo pensionist në krye të motit do të ketë një pulari të vetën.

Vetëm qeveria e kryeministrit Berisha, me vizion të qartë europian dhe demokratik mund të mundësojë që në një vit të konvertojë 200 mijë pensionistë në afaristë dhe biznesmenë.

Këshilli i Ministrave.org thekson se pularitë e pensionistëve do të favorizohen me ulje taksash dhe eksport të garantuar të vezëve në të gjitha shtetet e Shengenit.

Gjithashtu me vendim të Këshilli të Ministrave.org, cdo drekë apo darkë qeveritare do të gatuhet vetëm me vezë ose produkte pule pensionistësh të cilat shijojnë si gjellë pasanikësh.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results