Të gjithëve u kujtohet sharmi super-seksi i gazetareve të pranishme në konferencën e përbashkët të muajit Shkurt të këtij viti dy liderrave historike siamezë Berisha-Berluskoni turbulluan mendjen e kavalierit beqar italian Berluskonit dhe shënuan nisjen e Festës së Shën Berluskonit.
E gjithë kjo e ka bërë Keshillin e Ministrave.org që të iniciojë një nismë të re "SHQIPERIA - 1 SHARM" e cila do të konsistojë në praninë e gazetareve me sharm në cdo konferencë shtypi kryeministrore.
Kryeministri Berisha hapi mbledhjen e qeverisë duke u kujtuar ministrave.org fjalën e urtë popullore shqiptare europiane “Bukë, kripë, zemër...dhe një femër”.

Në konferencat e mia të shtypit deri më sot e kemi shprehur mikpritjen tonë vetëm me ujë, sepse buka me kripë shkakton thërmija dhe grimca mbi tryezë. Dhe me një tryezë të papastër nuk mund as të konferencohet e as të negociohet. Unë si ish-mjek e kam shumë merak higjenën në tryeza.
Mendoj që edhe të mendoni se kemi nevojë për elementin F të tabelës se Mendelejevit, femrën.
Në cdo konferencë shtypi timen apo kur kemi ndonjë mik historik siamez, duhet të kemi patjetër në rreshtin e parë gazetare hot me sharm plot, sepse kjo na sjell shumë avantazhe.
• E para, miku lumturohet dhe nuk ka gje me të bukur për shqiptarin ta ketë mikun e lumtur.
• E dyta, miku lëshon ndonjë gafë të vetën dhe populli nuk e ka mendjen tek gafat e mia apo të qeverisë time.
• E treta, nuk po më kujtohet, por me siguri duhet të ketë qenë motiv po aq i rëndësishëm sa dy të parat.
Prandaj propozoj të krijojmë një agjensi e cila do të merret me përzgjedhjen e femrave gazetare me sharm të cilat do të jenë pjesë e përhershme e të gjitha konferencave për shtyp.
Institucioni më i ri i qeverisë time do të quhet Agjensia e Zhbirilimit, Inovacionit dhe Zbërthimit Mbertheckor e cila do të jetë nën varësinë e ministrisë së Genc Pollos.
Kjo agjensi duhet të zgjedhë më të bukurat, më sharmantet, pra të jenë ylla bote.
Për këtë nevojitet një djalosh energjik, me sy artisti, të dijë të vlerësojë të bukurën, të zgjedhë femra plot sharm, të paraqitshme, me bagazh dhe të dijë ti psikologjisë femrat duke i zbërthyer ato nga mbërtheckat e ndrojtjes, tha kryeministri.
Duke parë se të gjithë ministrat ishin gati të vetpropozoheshin për këtë detyrë, Berisha ua ka prerë hovin duke u thënë se kandidati duhet të jetë beqar dhe njohës i mirë i zanatit.
Ministrat janë pezmatuar nga ky kriteri i fundit por nuk e kanë dhënë veten duke u ngushëlluar me mendimin se askush nga kolegët e tjerë nuk do ta kishte këtë fat që bie një herë në jetë.
Atëherë Berisha ka menduar se vetëm një person në të gjithë listë e tij të rezervave mund ta bënte këtë detyrë prioritare për kombin.
Ai ishte Ylli Pango, për të cilin edhe pse nuk e shprehte, e kishte marrë malli.
Ylli Pango u shkarkua kot fare një vit më parë nga detyra e Ministrit të Kulturës pasi dolën fjalë se gjoja-gjasme u kap në flagrancë me një femër në shtëpinë e tij. Por ne fakt prof.dr. Ylli Pango u gjet duke zbërthyer fjalëkryqet e revistës erotike "Mbërthecka". 
Për këtë fakt Keshilli i Ministrave.org u shpreh unanimisht dakort për emrin e njeriut që e dinte mbarë Shqipëria se ishte me eksperiencë të pakontestueshme në zbërthime psikologjike.
Kryeministri Berisha ka marrë celularin dhe ka kërkuar numrin e Pangos por aty u kujtua se numrin e tij e kishte fshirë që një vit më parë, kur e shkarkoi padrejtësisht nga detyra.
Atëherë Berisha ka hapur “Inbox” e sms-ve në celular dhe tek rubrika “Dergue” ka gjetur sms me të cilën e shkarkoi nga detyra ministrin.
Aty për aty i ka bërë “Reply” dhe e ka urdhëruar Pangon të paraqitet para Keshillit të Ministrave.org për të marrë në dorëzim një detyrë të re.
Ende pa mberritur konfirmimi i dërgimit te sms nga celulari i kryeministrit, në derën e Keshillit të Ministrave.org ja ka behur Yllka.
Berisha i shpjegoi vartësit të tij detyrat e agjensisë të cilës do ti jepte drejtim, duke punuar natë e ditë, madje më shumë natën se ditën.
Detyrat e Pangos, do të jenë që të zbërthejë, dmth të zbulojë, dmth të identifikojë nëpërmjet metodave të tij hulumtuese psikiko-zbërtheckore vajzat gazetare që do të vendosen në rreshtat e para të konferencave të shtypit
Kandidatet pasi të përzgjidhen nga Pango, duhet ti dërgohen për miratim të sasisë së sharmit të gazetareve, mikut dhe vëllait tonë Berluskonit me skafin e orës 7 pa 5.
Skafi, i cili do të ketë si destinacion vilën e Berluskonit në Sardenjë, do të drejtohet nga vetë Pango. Ai do të duhet të presë jashtë vilës derisa Berluskoni të testojë efektivitetin e sharmit gazetaresk nëse është në nivelin e duhur.
Kuptohet që për Pangon kjo do të jetë një angazhim tepër i lodhshëm por kryeministri Berisha e ka urdhëruar Pangon që në rast se detyrat nuk realizohen brenda orarit zyrtar, atëhere Pango duhet të punojë jashtë orarit edhe në shtëpi.
Pango nuk ka pranuar pasi ai nuk fut të panjohur në shtëpi por nuk ka bërë zë pasi nuk donte të bënte të pabindurin në sy të kolegëve.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments