Lajme te fresketa:

Mediat kundër vendimit të gjykatës për dëshpërblimin e Pangos. Këshilli i Ministrave.org analizon dëmin e shkaktuar nga video e Fiks Fare

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sic dihet tashmë, emisioni investigativ Fiks Fare publikoi pamje filmike ku shihej ish-ministri Ylli Pango duke tentuar të realizonte një mardhënje interaktive me një vajzë që kërkonte punë.

Kjo skenë u interpretua në popull sikur gjoja-gjasme Pango po abuzonte me postin. Vetëm për ti bërë qejfin opozitës, kryeministri Sali Berisha u shpreh se kjo nuk përshtatej me moralin e Keshillit te Ministrave.org me Duar të Pastra.

Por kryeministri Berisha kishte theksuar se duart e pastra duhet të ishin për të zbërthyer problemet e Shqipërisë dhe jo mbërtheckat e veshjeve të femrave, prandaj e shkarkoi ministrin më yll të qeverisë me një sms-vendim. Ndërsa Edvin Rama as nuk e përgëzoi fare. Po nejse. 

Prof.Dr.Ylli Pango humbi punën, rrogën, makinën, besimin e njerëzve dhe sidomos të llojit femër. Ato shtriga kur e shihnin në rrugë ja mbathnin me të katra.

Miq të Pangos shprehen se ai ka flakur në koshin e plehrave të gjitha rrobat që kishin zinxhirë ose mbërthecka dhe ka mbajtur vetëm veshje me llastik ose ushkurë.

Që nga ajo ditë, Ylli Pango është detyruar të pijë kafe vetëm në lokale ku shërbenin kamarierë meshkuj pasi aty kishte kamariere femra, punonjëset braktisnin punën.
Mqs nuk kishte të drejtën e një makine nga shteti, Pango nga ajo ditë ka udhëtuar me autobus, ku për fat të tij fatorinot janë të gjithë meshkuj.

Ajo video e mallkuar bëri që femrat të vraponin tek stilistët ose rrobaqepsit dhe për të dërguar të gjitha rrobat me qëllim që tu forconin tegelat dhe të mos zbërtheheshin apo shqyhen në asnjë rast.
Ndërsa kush ka patur mundësi financiare, kanë punësuar badigardë part-time me qera.

Sipas disa websiteve, inxinjerët e kompanive amerikanë të kompjuterave kanë nisur punën për të prodhuar software “Mbërthecka” me password të sigurtë që nuk zbërthehen nga asnjë hacker.

Thuhet se mamatë kanë nisur të trembin fëmijet kur ata nuk flenë duke u thënë “Fli se të erdhi Pango” ose kur vajzat kanë dashur të shkojnë në disko, prindërit u kanë thënë “Mos u vononi pas orës 8 del Pango”.

Shumë vajza shprehen se kohet e fundit, të dashurit e tyre kanë humbur finesën dhe nuk i ndihmojnëpër tu zhveshur pasi djemtë u thonë të dashurave “Hajt zhvishu vetë, se nuk jam Pango që të të ndihmoj”.


Të gjitha këto shkaktuan tek viktima e filmimit, stres, ankth, pagjumësi, trishtim, debolesë, frikë, irritim, nervozizëm, një gjëndje që në gjuhën e psikologëve quhet “Sindroma e Pangoizmit”.

Për të penguar përhapjen në popull të kësaj sëmundjeje në ministrat e tjerë, gjyqtari Agim Bendo mori  një vendim për të dënuar shkaktarin kryesor, emisionin Fiks Fare të Top Channel duke i kërkuar një dorë lekë, dëmshpërblimin prej 400 mijë Eurosh.

Këshilli i Ministrave.org sqaron se kjo shumë do të shkojë për ndërtimin e disa qendrave rehabilitimi për personat që vuajnë nga Pangoizmi. Janë marrë masat që brenda këtij viti të nisë ndërtimi i këtyre qendrave në Dubai, Karaibe, Bahamas, të cilat do të presin pacientin e tyre të parë nga Shqipëria.

Gjithashtu me vendim të Këshillit të Ministrave.org prof.dr.Ylli Pango u punësua sërish në institucion shtetëror. Duke marrë parasysh potencialin e tij kreativ dhe novator, tashmë ai drejton Agjencinë e Teknologjisë, Kërkimit dhe Inovacionit.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results