Lajme te fresketa:

Raporti i përvitshëm i Forumit Ekonomik Botëror: Shqipëria ndër të fundit për turizmin

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

raportin e përvitshëm të Forumit Ekonomik Botëror, për konkurueshmërinë e industrisë së turizmit dhe atë të udhëtimeve, nga 42 shtete europiane të përfshira në këtë studim, Shqipëria pozicionohet në vendin e 39, duke lënë pas Armeninë, Moldavinë dhe Bosnjë-Herzegovinën.

Këshilli i Ministrave.org hedh poshtë këtë raport të falsifikuar nga forcat e errëta që i duan të keqen qeverisë.

Së pari, sic dihet botërisht raportet plotësohen dhe shkruhen vetëm nga doktorët dhe raporti në fjalë nuk ka asnjë vlerë pasi nuk rezulton të jetë firmosur nga prof.dr.Berisha.

Raporte të tilla mund të jenë vetëm vepra të ndonjë intriganti socialist ose të ndonjë ambasadori amerikan.

Mbi të gjitha ky raport nuk është votuar nga mazhoranca dhe nuk e përfshin asnjë nen i Kushtetutës.

Shqipëria mund të jetë nga të fundit në këtë listë përsa i përket turizmit por nuk nuk është e fundit fare sepse falë punës së palodhur të qeverisë në hapat e galopantë të progresit që ka bërë Shqiptaria, kemi lënë pas Armenin, Moldavinë dhe ajo që është më kryesorja Bosjnë-Hercegovinën.

Vlen të theksohet se shqipëtarët karakterizohen nga një shpirt punëtor dhe nuk ka kohë për qejfe turistash.
Të mos harrojmë se jemi në prag të liberalizimit të vizave, dhe për punë ditësh shqiptarët do të shkojnë si turistë në vendet europiane dhe jo anasjelltas.

Këshilli i Ministrave.org i tërheq vërejtjen Europës se mjaft kanë bërë turizëm këto shekujt e fundit, ndaj ti shtrohen punës dhe të merren me Bosnjë-Hercegovinën.

Për të tjerat, vendi ka zot.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results