Lajme te fresketa:

Deklaratë e kryeministrit Berisha në lidhje me darkën e Strasburgut

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Këshilli i Ministrave.org publikon në një deklaratë për mediat qëndrimin e kryeministrit Berisha për darkën e Strasburgut e cila kishte për qëllim shëndoshjen e marrëdhënjeve mes mazhorancës dhe opozitës dhe ushqyerjen e mirëkuptimit mes tyre.

Zonja dhe Zotërinj Përfaqësues të Mediave

Dua të ndaj me jue gzimin e vecantë që kam ndje kur mbërrita në qytetin historik të Strasburgut, i cili njihet nga të gjithë francezët si Qyteti i Reformave Demokratike.

Ai qytet, i parë nga larg ngjante si një shqiponjë historike siameze që mbronte banorët nga korrupsioni i Edvin Ramës. Megjithse qyteti kishte bërë shumë progres, të gjithë Strasburgasit shprehën dëshirën për të vizituar dhe pse jo për të emigruar përfundimisht në Shqipëri.

Unë ju përgjigja se në kuadrin e nismës time historike “Shqipëria po Hapet” ne jemi të hapur për cdo shtetas europian që dëshiron me vullnetin e tij të lirë të jetojë & punojë në Albania por qeveria ime i jep prioritet punësimit të “trurit të emigruar” pra intelektualëve shqiptarë që jetojnë këtej nga ju.

Kur trurin ta lërë truri, e të kthehet në Shqipëri dhe të jetë sistemuar, atëherë ju do të keni vëmendjen time direkte. Por paraprakisht ju premtoj binjakëzimit e Bashkisë së Strasburgut me atë të Shijaksburgut.

Ndërsa në lidhje në darkën në restorant Kronkrodrili, mund tju them se u kënaqa pa masë. Edhe tek restoranti i një miku tim në Tiranë(s’po ju them emrin se quhet reklamë) nuk jam kënaqur aq shumë. Aq shumë sa që mendoj ta zvarris zgjidhjen deri sa të na ftojnë prap atje. Edhe nëse i zhvillojmë aty mbledhjet e Këshillit të Ministrave.org nuk do t ishte keq.

Apo nuk kishte edhe wireless për ëndrrën time 30 vjecar,kompjuterin iSAL.

Darka tek Kronkrodili nuk ishte as sukses por as dështim. Mund të thuhet se ishte një Sushtim.

Unë e kam deklarue miliona euro dmth miliona herë se jam i hapur për cdo hapje, me kusht të mos ketë ndryshime qeverish, zgjedhje të parakohshme deri më 2020.

Që unë i plotësoj kërkesat e socialistëve, e demostrova kur e hoqa Ilir Metën nga agjërimi dhe e futa në qeveri.

Për cdo gjë tjetër, garantoj kreun e PS se do të ketë vullnetin tim të plotë në tejzgjatjen e qëndrimit tim në pushtet.

Me respekt për veten time

Sali Ram Berisha I

SHENIM: Kjo deklaratë hyn në fuqi menjëherë sapo të botohet në Fletoren Zyrtare iSAL


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results