Lajme te fresketa:

Detajet e darkës në Strasburg mes kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Rama

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Këshilli i Ministrave.org bën të ditura detajet e darkës historike të organizuar nga kryetarët e grupeve parlamentare të PE për nder të kryeministrit Sali Berisha.

Duke përfituar nga zemërgjerësia e shefit të qeverisë shqiptare, në darkë u ftua edhe kreu i opozitës Edi Rama. Mqs kishte një vend bosh në tavolinë, u ftua edhe komisioneri Fyle.

Edi Rama mbërriti i pari në restorantin “Kronkrodili” ndërsa kryeministri Berisha mbërriti me vonesë pasi i ishte dashur të përuronte disa rrugë në Paris, të inaguronte hapjen e tunelit Morinë-La Mansh. Sikur të mos mjaftonin vetëm këto, kryeministrin e detyruan të mbante edhe një fjalim në një miting madhështor të organizuar në hyrje të Strasburgut ku morën pjesë mbi 300 milionë europianë. Në fund të mitingut u organizua edhe një koncert festiv kur këngën e hapjes e këndoi anëtarja e Keshillit Kombëtar të PD, vetë Çiljeta.

Shkaku kryesor për vonesën e kryeministrit ishte edhe fakti që shumë rrugë ishin bllokuar nga qindra-mijëra dashamirës francezë të cilët kishin dalë të shihnin nga afër njeriun, liderin historik siamez të partisë, heroin që e kishtë bërë Shqipërinë bahce me lule, rekordmenin e shumë cmimeve Guinness. Për këtë arësye kryeministri Berisha me lot mallëngjimi në sy, ju desh ta bënte rrugën zigzag për të shmangur turmat.

Më në fund, të gjithë mysafirët nga Shqipëria ndodheshin në tavolinën e përbashkët europiane.

Sic e kërkonte protokolli i restorantit, kryeministri ishte pozicionuar djathtas ndersa kreu i PS majtas.
z.Fyle propozoi të ngrinin një dolli për të mirën e atdheut të miqve. Për këtë arësye kamarierët kishin mbushur gotën e Ramës me verë të kuqe, Berishës me verë të bardhë por gota ishte blu ndërsa vetë të zotët e shtëpisë kishin mbushur gotat me ujë të gazuar.

Berisha e kapi gotën me dorën e djathtë, Rama me dorën e majtë, ndërsa z.Fyle e kapi gotën me të dyja duart, ndërsa zotërinjtë Daul dhe Schulz preferuan të përdornin pipat.

Daul, Schulz dhe Fyle u sugjeruan miqve specialitetet e kuzhinës së restorantit: kotoleta Marrëveshja, pilaf Bashkëpunimi dhe antipastë Anti-Krizë. Por Berisha dhe Rama preferuan të porositnin vetë sipas midesë së tyre. 

Menjëherë kamarierët sollën menutë dhe po prisnin me blloqe dhe lapsa në duar të merrnin porositë e darkës.

Berisha qortoi kamarierët që përdornin ende blloqet e letrave ndërkohë që homologët e tyre shqiptarë në përputhje me nismën Shqipëria në Moshën e Internetit përdornin vetëm kompjutera iSAL.

Gjithsesi kryeministri porositi speca Kushtetuska, kungulleshka të mbyllura KQZ dhe qofte të stërgjata Tuneleska.
Rama porositi fruta deti Transparente, tagliatele Grevonara me shirita Kuq e Zi, gjiro të Hapur dhe një pije ekzotike me Cadër në gotë.

z.Fyle pyeti të ftuarit se cfarë muzike dëshironin për të shoqëruar darkën. Berisha u shpreh se kënga “Shqipëria po ndryshon” ishte e vetmja këngë që mund të shoqëronte një darkë historike siameze ndërsa Rama propozoi këngën “Cohu”.

Por kamarierët u shpjeguan miqve se ligjet franceze nuk lejonin këngë të huaja në restorant. Atëherë zgjidhja e situatës se krizës së melodisë ju la zotit Fyle i cili zgjodhi një këngë shqiptare që i dedikohej një personazhi historik francez Napolonit.

Me qëllim që të mos hynin grimca pluhuri mediatik në gjellë pasi europianët i kishin tenxheret pa kapak, kamarierët mbyllën dyert e restorantit.

Pasi mbaroi darka, bujtësit europiane kishin gjetur momentin e duhur dhe me hile ikën si skile duke lënë në tavolinë Berishën me Ramën.

Kamarierët sollën faturën prej 3500 Eurosh dhe e lanë në tavolinë. Berisha i zënë ngushtë u shpjegua se nuk mund ta paguante pasi qeveria e tij ishte në dietë dhe paratë e fundit që kishte në xhep i kishte harxhuar për të blerë kompjuterin iSAL. Ndërsa Rama deklaroi se mqs kjo tryezë ishte historike atëherë i takonte të paguhej nga liderët historikë.

Debatit të tyre i dha fund menaxheri i lokalit i cili u tha se mund të iknin, por kishin vetëm 2 javë kohë për të paguar faturën.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results