Keshilli i Ministrave

Lajme te fresketa:

Qarkore e Këshillit të Ministrave.org mbi qarkullimin e individëve dhe grupimeve në bulevard

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sic është bërë publike, me ftesë të zotit Joseph Daul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian dhe me ftesë të zotit Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian, kryeministri Berisha është nisur për në Strasburg, për të marrë pjesë në një darkë  që shtrohet ekskluzivisht vetëm për kryeministrin tonë prof.dr.inxhinjer.arkitekt.etj.etj Sali Berisha.

Në darkë do të marrë pjesë  dhe kreu i PS, Edi Rama, pasi kryeministri Berisha miratoi lutjen e ndërkombëtarëve.

Menjëherë pasi opozita hoqi cadrat nga bulevardi, ekspertë specialë nga Këshilli i Ministrave.org kanë rrethuar zonën para kryeministrisë dhe kanë sekuestruar kazanët e plehrave dhe kabinat e wc duke nisur analizat për të gjetur elementë ushqimorë si pica, qofte, raki, etj.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, Këshilli i Ministrave.org ka miratuar një qarkore e cila ka si qëllim mos-përsëritjen e kampingjeve para zyrës së kryeministrit.

Sipas qarkores nr. 108690 duke filluar nga dita e sotme, në bulevard dhe sidomos në zonën para kryeministrisë :

• Ndalohet qarkullimi dhe vendqëndrimi i individëve apo grupimeve të pajisur me cadra, qofshin këto edhe cadra shiu apo plazhi.

• Ndalohet mbajtja e kapeleve me strehe ose vendosja e gazetave mbi kokë si strehë, e cila ngjan si cadër.

• Ndalohet qarkullimi i personave apo individëve me tabela (sidomos me sfond të kuq apo rozë). Përjashtim bëjnë vetëm tabelat e lypësave dhe endacakëve pa shtëpi.

• Ndalohet qarkullimi i lypësave apo endacakëve pasi në Shqipërinë e rritjen ekonomike më të lartë se sa cdo anëtar i BE, nuk mund të ketë persona me të ardhura jo të mjaftueshme ekonomike.

• Ndalohet ecja në këmbë në bulevard e kreut të PS, Edvin Ramës. Qarkullimi i tij në këtë zonë duhet të bëhet vetëm me automjete 4+1 dhe jo autobus pasi fare lehtë me udhëtarët e autobusit mund të organizohen mitingje të paligjshme.

• Ndalohen mikrofonat dhe kamerat. Përjashtim bëjnë vetëm celularët dhe kompjuterat iSAL.

• Kjo qarkore ka hyrë në fuqi që mbrëmjen e djeshme.

• Ngarkohen ministrat pa përjashtim në zbatimin e saj.

Kryetari i Këshillit të Ministrave.org

Sali (Dora Vete) Berisha


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results