Qyteti i Cërrikut i zbardh faqen qeverisë duke realizuar përmbushjen e një premtimi elektoral që gjithë botës i janë dashur shekuj teknologji dhe industri, ndërsa Shqipëria ja doli për 20 vjet.
Shpikesi inovator, me nxitjen e kryeministrit Berisha dhe me ndihmën e pakursyer të ministrit të inovacionit Genc Pollo arriti të prodhojë me forcat e veta një makinë të vërtetë.
Vetëm duke përdorur hekurishte, shpikësi nga Cërriku ka bërë realitet ëndrrën 30 vjecare historike siameze të kryeministrit Berisha: për ta kthyer Shqipërinë në Superfuqi Industriale.

Sapo është njoftuar për lajmin e mrekullueshëm, Berisha ka nxjerrë kompjuterin iSAL dhe ka njoftuar të gjithë homologët e tij euroatlantikë.
Më pas i shoqëruar nga admiruesit e tij prej 300 mijë vetash që nuk i ndahen asnjë cast, kryeministri është nisur si furtune drejt Cërrikut.
Qyteti ishte pregatitur si për festë për të pritur bririn, dmth birin e lavdishëm të Partisë. Pas një mitingu të shkurtër dhe nja tre këngëve të Ciljetës, kryeministri i është drejtuar garazhit ku ishtë vendosur në piedestal automjeti i parë shqiptar.
“Të rrojë NATO dhe Amerika” tha Berisha ndërkohë që hoqi bezen blu që kishte mbuluar makinën e shpikur dhe preu shiritin e inagurimit të makinës duke realizuar edhe dëshirën e shpikësit të saj që deklaroi se kishte qenë ëndrra e tij 30 vjecare që i pari të hipte në të vetë kryeministri Berisha.
“Pa dyshim, është një sadisfaksion i vecantë për mue dhe qeverinë e jeme” deklaroi Berisha dhe hipi mbi makinën e parë shqiptare në brohoritjet e qindra-mijërave duke deklaruar se me këtë makinë do të realizohet udhëtimi historik siamez i shqiptarëve drejt Brukselit, drejt Vjenës, drejt Europës.
Kryeministri Berisha premtoi se kjo makinë do ishte i pari automjet që do të kalonte në tunelin e Kalimashit drejt Europës së Bashkuar dhe se brenda këtij viti Shqipëria do të ketë fabrikën e parë të prodhimit të automjeteve Made in Albania.
Shefi i qeverisë tregoi i mallëngjyer se dëshira e tij që në kohën e diktatorit Hoxha (r.i.p) ishte të bëhej shpikës por sistemi mizor e detyroi të behej doktor dhe sekretar partie në kundërshtim me aspiratat e tija blu.

Këshilli i Ministrave.org me vendim unanim miratoi markën e re të automjeteve të para prodhim 120% shqiptar të quajtur Made in SALbania.
Në kompjuterin historik siamez iSAL të kryeministrit Berisha kanë mbërritur qindra mesazhe urimi për këtë hap të industrializimit të vendit. (Meqënëse ra fjala në inbox e iSAL nuk ka ende asnjë new “incoming draft”.)
Vec mesazheve Berishës i kanë ardhur edhe mjaft oferta nga kompanitë prestigjioze të makinave në botë, për tu bërë distributorë ekskluzivë të makinave Made in SALbania.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments