Lajme te fresketa:

Berisha: S’kam asnjë draft marrëveshje në inbox e iSAL

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Zëdhënësi i Këshillit të Ministrave.org përgënjeshtron fjalët e përhapura nga furtuna e mbrëmshme për një draft marrëveshje mbi tryezën e tij nga ana e kreut të prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Kryeministri Berisha thekson nuk ka asnjë draft në tryezën e tij kryeministrore.

Këtë e vërtetojnë edhe pamjet filmike nga një kamera survejimi që monitoron 24 orë zyrën e Berishës kur ai nuk ndodhet në Shqipëri. Pamjet transmetohet direkt në superkompjuterin e ëndrrës 30 vjecare siameze iSAL, me anë të cilit kryeministri Berisha kontrollohen herë pas herë gjëndjen e zyrës dhe të fronit, dmth poltronës së tij.

Nga pamjet e marra nga korridoret e Këshillit të Ministrave.org shihet vetëm Ministri i përBrendshëm Lulash Basha i cili ka tentuar të hapë derën e zyrës së Berishës por pasi nuk ka mundur të hapë Basha ka hipur në taracën e ndërtesës.

Kryeministri Berisha shprehet se prej dy javësh nuk ha, nuk pi dhe bën asnjë minutë gjumë pasi është i shqetësuar në kërkim të gjetjes së zgjidhjes së krizës që ka sjellë greva e opozitës.

Por për asnjë moment Berisha nuk ja ndan sytë kompjuterit iSAL dhe në kundërshtim me karakterin e tij për të mos hapur asnjë kuti, për ti plotësuar dëshirën opozitës kryeministri Berisha hap herë pas here kutinë e inbox të iSAL por aty nuk ka asnjë “new draft”. 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results