Lajme te fresketa:

Në kuadrin e luftës anti-korrupsion, Withers kërkon heqjen e imunitetit të gjyqtarëve. Këshilli i Ministrave.org sqaron ambasadorin amerikan

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sipas raportit të organizatës “Corruption Sans Frontieres” Shqipëria ka bërë hapa gjigande historike siameze në luftën e paepur ndaj korrupsionit në sistemin gjyqësor. Megjithatë edhe vetë komandanti i kësaj lufte Gjeneral-Kolonel Sali Berisha pohon se ende tek-tuk mund të ketë ndonjë gjykatës në Shqipëri me “shfaqje të huaja” dmth korrupsion.

Lidhur me këtë, ambasadori amerikan në vendin tonë John Withers II i ka dërguar një sms Berishës ku i sugjeron se për të luftuar korrupsionin ndaj gjyqtarëve, këtyre të fundit u duhet hequr imuniteti dhe tu verifikohen pasuritë dhe lekët që ata disponojnë në banka.

Shefi i Shtabit të Luftës Anti-Korrupsion pranë Këshillit të Ministrave.org, Gjeneral Kolonel Sali Berisha menjëherë ka nxjerrë nga sirtari endrrën historike siameze 30 vjecare iSAL dhe menjëherë ka nisur të shkruante përgjigjen.

I dashtun ambasador Uidherz

Së pari më lejoni mue me ju falenderue jue për bashkëpunimin me aleaten time, dmth tonë më të fuqishme të NATO-s, Shtetet e Bashkueme t’Ameriks.

Përsa i përket luftës anti-korrupsion në të cilën Shqypëria asht e para në klasifikimin botror më lejoni tju them se tash korrupsioni asht nji kujtim i s’kaluemes pasi ai nuk ekziston më në vendin tem, dmth tonë.

Meqenëse Corrupsionus Gjyqtarus asht nji specie e rrallë në zhdukje unë si Këshilli i Ministrave.org që jam kam vendos që kjo gjallesë të merret në mbrojtje nga shteti pasi asht pjes e kulturës, faunës dhe florës së sistemit gjyqësor.

Në rast se ne zhdukim cdo rrënjë të korrupsionit, atëherë me kalimin e kohës Task Forcat e ngritura për këtë qëllim do të harrojnë se si luftohet korrupsioni. Prandaj pak Corrupsionus Gjyqtarus asht i nevojshëm për të trajnue anti-korpet.

Ndërsa për heqjen e imunitetit nuk jam aspak dakord me jue z.ambasador. Si ekspert në këtë fushë pasi sic e dini dikur kam qenë Doktorr, ju them jue se kohët e fundit janë helmue rreth 200 ballshianë brenda një dite të vetme. Arësyeja: ata nuk gëzonin imunitet ndaj ujit. Prandaj nuk e shoh të arësyeshme që të na helmohen 200 gjyqtarë.

Lidhur me lekët në banka, pasi u kryen verifikimet doli se gjyqtarët kishin të depozituara vetëm kartëmonedha të emetimit SAL pra janë të ligjshme.

Shpresoj tju kem sqarue dhe se do dini me m’kuptue jue mue.

Rroftë NATO dhe Shqipëria ime. 

KokëMinistri i gjithë Shqipëtarëve të Diasporës

Prof.Dr.Docent.Shkencëtar.Inxhinjer.Xhenjer.
Sali Ram Berisha I

Pasi përfundoi përgjigjen ka shtypur butonin “send” por mesazhi nuk shkonte tek Withers. Menjëherë ka lëshuar një piskamë dhe në zyrën e kryeministrit të Këshillit të Ministrave.org ja behën 200 bodigardë, 7 ministra (se të tjerëve u ra të fikët),10 sekretare, 5 infermiere, dhe pastruesja që ndodhej rastësisht në korridor. Piskama e Berishës u dëgjua deri tek forcat e policisë që mbikqyrin grevën e opozitës, të cilët menjëherë kanë nxjerrë armët dhë i kanë drejtuar nga cadrat në pritje të urdhërave.

Problemi i mos-dërgimit të mesazhit ishte sepse iSAL nuk ishte i lidhur me internet. Menjëherë departamenti i IT pranë Këshillit të Ministrave.org në kohë rekord kanë instaluar internetin wireless në zyrën e Berishës. Vetëm atëhere misioni fisnik historik i dergimit të përgjigjes së kryeministrit u realizua me sukses.

Kur në ekranin e iSAL u shfaq fjala “Message Sent – Poshtë Edi Rama” të pranishmit përgëzuan kryeministrin Berisha për këtë fitore të re të qeverisë. 

Për të festuar këtë ngjarje solemne do të organizohet një miting festiv historik siamez, menjëherë pasi të ndërpritet greva e opozitës.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results