Sic është bërë e ditur edhe nga Keshilli i Ministrave.org, pasi dorëzoi CD FORCE ONE që përmbante pyetësorin e KE, kryeministri Berisha i ka bërë një vizitë zyrtare ish-kryeministrit, tashmë në pension Fatos Nano.
Sipas mediave llafakeqe, kryeministri Berisha dhe pararendesi i tij Nano po merren vesh për një marrëveshje mes tyre, që patjetër duhet të jetë për zhvillimin e politikës së viteve në vazhdim.
Këshilli i Ministrave.org hedh poshtë këto shpifje të ndyra nga armiqtë e vendit që i kanë rrënjët në opozitë.Â
Kryeministri Ynë nuk nuk të ulet në një tryezë me një mafioz, me një njeri bixhozxhi dhe pi puro dhe konjak.
Populli të mos harrojë se kryeministri Berisha e nxorri në pension mafiozin që kishte uzurpuar Shqipërinë dhe e degdisi në Austri.
Berisha e takoi Nanon si një kryeministër që takon një pensionist i cili jeton prej vitesh në kurbet.
Një nga prioritetet e qeverise dhe premtimi rëndësishëm elektoral ishte ndërtimi i azileve për pleqtë, rehabilitimi i pensionistëve dhe mundësisht integrimi i tyre në jetën shoqërore dhe sociale (jo socialiste).
Kryeministri Berisha është i vetmi kryeministër shqiptar që nga koha e Tanzimatit që zhvillon takime personalisht në popull, kokë më kokë me pensionistët.Â
Madje Këshilli i Ministrave.org thekson se ky takim ishte një fushatë për luftën kundër duhanit dhe alkoolit, pasi kryeministri Berisha gjatë kësaj bisede i ka këshilluar si doktorri pacientit se duhani, alkooli dhe pushteti krijojnë varësi.
Keshilli i Ministrave.org shpreh keqardhjen për keqinterpretimin e disa mediave qe ky takim kishte sfond politik per kthimin e Nanos si president apo më the e të thashë.
Â
*Shënim - Administratorët e websitit "KëshilliMinistrave.org" do të përzgjedhin nga komentet më të mira të këtij artikulli për të dhuruar 5 bileta për të ndjekur live spektaklin Portokalli në Top Channel. Përzgjedhja do të bëhet nga komentet e artikullit në website dhe jo nga komentet në FaceBook. Biletat do të paguhen nga vetë administratorët e websitit.
























Comments
RSS feed for comments to this post.