Lajme te fresketa:

Berisha dërgon në Bruksel CD FORCE ONE

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Kryeministri Berisha ka fluturuar drejt Brukselit duke shtrënguar fort valixhen e vyer të koduar “CD FORCE ONE” e cila mban brenda cd me përgjigjet e pyetësorit për statusin e vendit kandidat për BE.

Para se të nisej, kryeministri ka mbledhur Keshillin e Ministrave.org sic njihet ndryshe edhe Këshilli i të Urtëve.
Më pas Berisha ka derguar një sms shenjtërisë Papa Benediktit duke i kërkuar të dalë online në chatin e Facebook pasi kishte nevojë urgjente.

Në momentin që Papa i Romës doli online, kryeministri Berisha i ka shpjeguar se kishte nevojë që ti bënte një shërbim Shqipërisë duke i bekuar një CD, nga e cila varej fati i liberalizimit të vizave. Meqënëse koha nuk priste, në mungesë të një meshe publike  Papa duhet ta kryente ritualin e bekimit online.
Papa u shpreh se kjo kërkesë është jashtë juridiksionit të tij kristian dhe i ka këshilluar kryeministrit Berisha që ti drejtohet ndonjë myftiu apo prifti në Shqipëri ose të kontaktojë me Nard Ndokën e demokristianëve.

Pa patur kohë ti shpjegonte Papës që Ndoka ishte shpallur armik, në ekranin e laptopit të Berishës u shfaq “Benedikt is offline”.
“Të jetë për demokristianët kemi Nikollë Lesin” vikati kryeministri duke brofur në këmbë. Do ta bekoj vetë dhe nuk kemi nevojë për fenë e Papës sepse sic ka thënë edhe një i madh “Feja e Shqiptarit është Qeveria”.

Kryeministri ka urdhëruar ministrat të vendosen rreth e rrotull CD FORCE ONE, të kapen të gjithë dorë për dore, të përkulin kokat dhe të përsërisin pas shefit, formulën e bekimit.

“Kryeministri Ynë që je në Qeveri, u demokratizoftë emri yt.
U shtoftë Mbretëria Jote dhe u bëftë urdhri Yt si në qiell ashtu edhe në tokë.
Bekoje këtë CD dhe mbroje nga viruset e Edi Ramës.
Amin”

Pas ritualit kryepeshkopi Berisha ka vendosur CD FORCE ONE në një valixhe të vecantë më sfond blu dhe është nisur menjëherë për në Bruksel me avionin e 7 pa 5.

 

Para se të zbriste nga avioni, kryeministri Berisha me valixhen ku mbante CD FORCE ONE ka vajtur në kabinën e pilotëve dhe ka parashtruar ca kërkesa.
Pilotët duke menduar se ishte rrëmbim avioni, nuk kanë hezituar dhe i kanë plotësuar cdo kërkesë, me kusht që ti përmbahej Kushtetutës.

Berisha ka nxjerrë CD FORCE ONE nga valixhja dhe u ka thënë pilotëve ta vendosin në kasetofonin e avionit, për tu siguruar se cd ishte në rregull dhe se mos Maja Bregu e kishte ngatërruar me ndonjë cd fushate me këngë në mp3.

Pasi është siguruar se CD ishte OK, atëherë Berisha ka dalë nga avioni dhe ka përshëndetur turmat e brukselinjve që kishin dalë në aeroport për të përshëndetur liderrin shqiptar të Këshillit të Ministrave.org

Në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Parlamentit, kryeministri Berisha nuk ka ndaluar të takojë admiruesit e shumtë por ka vazhduar drejt godinave europiane për të dorëzuar CD FORCE ONE me përgjigjet e pyetësorit.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results